Kulturë » Zhiti
Eda Agaj Zhiti: Shpallet Dita e Lirisë në Illinois, dita kur është liruar nga burgu shkrimtari ynë Visar Zhiti
E shtune, 01.02.2025, 06:59 PM
SHPALLET DITA E LIRISË
NË
SHTETIN ILLINOIS NË SHBA
DITA
KUR ËSHTË LIRUAR
NGA
BURGU SHKRIMTARI YNË
VISAR
ZHITI
Përgatiti dhe përktheu Eda Agaj Zhiti
PROKLAMATA
Në
SHBA Shteti i Illinois-it shpalli Ditën e Lirisë, 28 Janarin, pikërisht ditën
kur është liruar nga burgu në Shqipëri shkrimtari ynë Visar Zhiti. “Komuniteti
shqiptar në IIllinois/ Albananian Community of Illinois” dhe Organizata “Care
for Albanian/ Kujdesu për Shqipërinë” celebruan së bashku këtë ngjarje me një
veprimtari në qendër të Chicago-s, në 727 West Madison St, Ditën e Lirisë me
Visar Zhitin midis tyre.
Të
ftuarit që shkonin në mbrëmjen festive në sallën lart, në hyrje gjenin të
vendosur në një kornizë Proklamatën, me vulën si të artë dhe me shkronja të
mëdha gotike. Ndalnin aty dhe lexonin:
SHTETI I ILLINOISIT
DEPARTAMENTI EKZEKUTIV
PROKLAMATË
-
Duke patur parasysh që Visar Zhiti, një poet dhe shkrimtar i shquar shqiptar,
si dhe një kampion i të drejtave të njeriut, duroi vite të tëra burgimi të
padrejtë për poezinë e tij guximtare, e cila sfidonte shtypjen dhe kremtonte
shpirtin e pathyeshëm njerëzor; dhe,
-
Duke patur parasysh që Lirimi i Visar Zhitit më 28 janar 1987 shënoi jo vetëm
çlirimin e tij vetjak, por edhe një fitore për lirinë e shprehjes, duke
mishëruar besimin se poezia është drita në errësirë, fjala që i mbijeton
prangave; dhe, Duke patur parasysh që pavarësisht përpjekjeve të një regjimi
totalitar për të heshtur zërin e tij,
Visar Zhiti u shfaq si një fanar
shprese, duke e shndërruar dhimbjen e
tij në vepra letrare të thella që na kujtojnë se, edhe në burgun më të errët,
shpirti gjen rrugën drejt yjeve; dhe,
-
Duke patur parasysh që Udhëtimi i Visar Zhitit e solli atë në Illinois, ku ai
vazhdon të pasurojë peizazhin tonë
kulturor me talentin e tij
të
jashtëzakonshëm, mençurinë dhe avokatinë e tij për të drejtat e njeriut, duke
na kujtuar fuqinë e qëndresës dhe krijimtarisë; dhe
-
Duke patur parasysh që Shteti i Illinois-it është krenar që
është shtëpia e një individi, historia e jetës dhe veprat letrare të të
cilit pasqyrojnë triumfin e shpirtit njerëzor mbi tiraninë dhe frymëzojnë
brezat për të çmuar lirinë dhe dinjitetin; dhe Duke patur parasysh që
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe të
gjithë qytetarët e Illinois-it festojnë trashëgiminë e qëndrueshme të tij, duke
njohur kontributet e tij në letërsi, mbështetjen e tij të palëkundur për drejtësi
dhe aftësinë e tij për t'u dhënë zë të heshturve; dhe,
-
Duke patur parasysh që është e duhura të përkujtojmë 28 Janarin
si
një ditë për të nderuar Visar Zhitin dhe jetën e tij të jashtëzakonshme, duke
siguruar që historia e tij të rezonojë me brezat e ardhshëm dhe që liria është
një poemë e shkruar në zemrat e të gjithë njerëzve;
Prandaj
Unë,
Governori i Shtetit të Illinois-it me anë të kësaj shpall 28 Janarin 2025 si
Dita e Visar Zhitit, një ditë për të celebruar vlerat e lirisë artistike, të të
drejtave të njeriut dhe qendresën e shpirtit njerëzor. Në dëshmi të kësaj, unë
kam vënë dorën time këtu dhe kam urdhëruar që të vendoset Vula e Madhe e
Shtetit të Illinois-it.
E
kryer në Kapitol, në Qytetin Springfield, këtë ditë të Trembëdhjetë të Janarit,
në Vitin e ZOTIT TONË, dy mijë e njëzet e pesë,
dhe
të Shtetit të Illinois-it, të dyqind e gjashtin.
Sekretari i Shtetit
(firma)
J B PRITZKER
(firma)
FILLOI BUKUR
Salla u mbush plot me të ftuar. Gjatë koktejlit të pranishmit bisedonin mes tyre, takonin miq të vjetër dhe nisnin miqësi të reja dhe kuptuan se aty ishin mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare, nga dy republikat tona, e Shqipërisë dhe e Kosovës, nga Maqedonia e Veriut, - e Jugut për ne, thotë Visari, - nga Çamëria e Mali i Zi, amerikanë patjetër. Të rinj më shumë, të qeshur, por edhe fëmijë, të veshur me kostume popullore, Valentina me Sofien, si engjëj Shqipërie. Na kishte bashkuar liria e Visarit, liria jonë, e cila që nga sot do të kishte dhe një ditë të veçantë si festë në shtetin e Illinois-it. Mes të ftuarve u shfaq aktori i njohur në SHBA, me famë në industrinë e argëtimit, me origjinë shqiptare, nga Qyteza e Korçës, po, po, e dinin të gjithë, hollivudiani Jim Belushi.
Ai do të recitonte në
anglisht me një zë të ngrohtë dhe dhe të thellë sikur vinte nga grykat e maleve
tona, poezinë e Visar Zhitit “Ketrat në Washington”, nga libri i porsa ribotuar
në SHBA, “The condemned apple” (“Molla e dënuar”). Që nga foltorja do të pyeste Visarin:
-
Me 10 vjet burg të dënuan për poezitë? – Zëri i tij kishte dhimbje dhe një si
hakërrim ndaj së keqes.
-
Po, po, - tha Visari nga vendi në krye me një buzëqeshje enigmatike.
-
Dëgjojeni poezinë, - nisi Jim Belushi!
KETRAT NË WASHINGTOON
S’besoja
të gjeja dhe ketra
në
Washington!
Zbrisnin
nga pemët, losnin
në
barin e parqeve.
Si
nuk kanë frikë? Kjo më befason,
mes
njerëzve dhe natyrës
të
ketë kaq shumë paqe?
Ketra
prapë, të vërtetë, ndalin
te
këmbët e mia,
gjë
s’kërkojnë, por diçka
u
duhet dhuruar.
Duart
i kam të zbrazëta si uria,
ata
më dhanë mua mirëbesimin
e
harruar.
Ketra
në kryeqytetin modern
të
një vendi të madh,
të
florinjtë, me bishtin e bukur
si
gëzimi.
Të
isha dhe unë ketër, vetëm një çast,
të
ndikoja në zbutjen e njerëzimit.
* * *
Mes
duartrokitje aktori hollivudian Jim Belushi ngrit lart librin dhe e tundi duke
thënë: Është vepër e bukur dhe me vlera dhe shkoi të marrë një gotë vere a
whiskey…
VAZHDIMI
Më
pas Presidenti i Komunitetit Shqiptar në Illinois, AACI, Edon Shaqiri, nga
Presheva, i ri, i diplomuar në SHBA, drejtues në një Bankë, i rrethuar nga
ekipi i tij, - kemi një bord të mrekullueshëm, nga të gjitha trevat, - e thotë
me modesti dhe mburrje, - që punojnë me aq përkushtim dhe harmoni, falë tyre
arritëm të kemi ato që kemi sot, - dhe nis të ligjërojë me një shqipe të pastër
dhe të rrjedhshme për rëndësinë e kësaj dite, që besojmë se do të festohet çdo
vit në shtetin e Illinois-it, Dita e Lirisë. E kemi prej Visarit… dhe ai
vazhdoi të lexojë për jetën dhe veprën e shkrimtarit…
Ndërsa
Presidentja e “Care for Albania”, Dr. Sonila Sejdaras, psikologe e re, edhe ajo
e diplomuar në SHBA, do të tregonte për arritjet e organizatës që ka themeluar
dhe drejton, e përqendruar në shendenin mendor si dhe të ndihmojë vendin,
vendlindjen e saj, Korçën, por edhe Shkodrën, edhe Prishtinë, këshu janë
projektet e së ardhmes .
Prezantuesja
e takimit, Brikena Gjylameti, e ardhur nga Filadelfia për këtë ngjarje, fton
Visar Zhitin, për të thonë fjalën e tij, që po prisnin të gjithë. Nga foltorja
Visari falenderoi governorin e Illinois-it, J. B. Pritzker që na dha festën e
një Dite Lirie, që më shumë se sa e tij, ishte e ëndrrës tonë të përbashkët.
Rrugët e lirisë janë të shumta dhe të ndryshme, të vështira, por të bukura si
dashuria – vazhdoi. - Unë dola nga portat e hekurta të burgut në atdhe dhe
arrita në dritat marramendëse të Chicagos në SHBA, nuk jam vetëm, para meje
kanë ardhur plot e plot të tjerë, - Zhiti kujtoi emblemën me emrin Arshi Pipa,
- na thërret liria këtu, - theksoi, - ku këtu është më e vërtetë dhe më e
fortë, ku liria është e lirë… që na bën ta duam shumë këtë vend si një atdhe i
ri dhe na bën ta duam edhe më shumë atdheun që lamë dhe e di që rruga më e
rëndësishme e lirisë është ajo që të çon tek vetja ashtu si tek tjetri, te e
mira dhe te ardhmëria, etj, etj. Liria jeni ju, e mbaroi fjalën e tij Visar
Zhiti.
Mes
duartrokitjesh atij i dhuruan lule dhe Proklamatën, që u lexua me zë të lartë
në anglisht nga i riu Veton Hasku, shef i shtabit të senatorit të shtetit në Illinois.
Është juaja, - i thatë Zhiti për proklamatën. – Më shumë ju duhet të tjerëve, -
tha Zhiti.
U
recituan dhe poezi të tjera në shqip dhe anglisht, për lirinë, dashurinë dhe
Kosovën. Liria është dhe duhet të jetë për të gjithë, popuj dhe vende, ndryshe
s’është liri për askënd, - përsërisnin fjalë të Zhitit ata që u ngritën të
përshëdesin, nga dispora e re dhe e vjetër, ku malli për atdhe përzjehej me
shqetësimet e tanishme…
Gazetari
nga Kosova, Skënder Karaçica kujtoi se si kur Kosova ishte e robëruar dhe
Visari ende në burg çuditërisht i erdhën dorazi një cikël me poezi, as ai s’e
dinte si, te Visarit për revistën e tyre. Dhe i botoi si një amanet.
* * *
Dhe
përshëndetja për të gjithë “Komunitetin Shqiptaro –Amerikan të Illinois-it” nga
Senatori i Shtetit, Ram Villivalam, Distrikti i 8-të i Senatit, e futur në një
dosje blu te errët, me një stemë ari dhe shkronja të lara me ar, ia dhanë
Visarit. Ishte si një Proklamatë tjetër, po aq e bukur. “…me rastin e Ditës së
Visar Zhitit, 28 janari 2025. Fjalët e tij – një diell i dytë do të lindë –
theksonte Senatori, - të mbeten një parim udhëzues për ne të gjithë, duke
simbolizuar shpresën dhe qëndrueshmërinë që dolën nga sakrifica dhe sfida e tij
kundër shtypjes…” Poezia e diellit. Si një plagë. Kishte ardhur dhe këtu. Që
dhe nëse shërohet gjithnjë e më shumë, shndërrohet në rrezëllim drite. Në
festat e ardhshme të Ditët së Lirisë.