Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Gjithsesi ai është prapë në Prishtinë
E merkure, 12.03.2025, 06:53 PM
GJITHSESI AI ËSHTË PRAPË
NË
PRISHTINË…
Nga
Visar Zhiti
Kur
shkoja në Prishtinë, gjithmonë gjeja më shumë nga ç’prisja…
Befasi
të bukura për mua mbeten bisedat në mbrëmje me miq të pazakonshëm, që thyenin
rutinën me ato që thoshin, të guximshëm si udhëtimet e tyre nëpër Europë, por
dhe brenda vetes duke arritur dhe tek tjetri.
Jam
takuam me shkrimtarin Bajram Sefaj, jo rastësisht, e kërkuam njëri-tjetrin.
Flokëbardhë dhe mjekërrbardhë që më kujtoi shkumbëzimet mahnitëse të Drinit të Bardhë,
atje ku buron, në vendlindjen e tij, në Pejë, - Riburim le ta quajmë.
Bajram
Sefaj të vështronte butë, por thellë me ata sytë e picëruar, zëri i ngrohtë, -
më kënaqte pakënaqësia e tij e mençur, humori, më shumë se ballkanas, si
parisien më dukej, po ai kishte jetuar më shumë se 30 vjet në Francë, ka dhe
romanin me titull “Parisi kot”, qesha, kur ma dha. Borsalina e tij e zezë e
bënte më personazh, personazh të vetes se tij, por jo vetëm kaq, gjithë mbrëmja
prishtinase më bëhej metropolitane.
E
dija që Bajram Sefaj kishte punuar
si
gazetar në “Rilindje”, aq e dashur për misionin, pastaj në gazetën “Vjesnik” të
Zagrebit dhe gazetar e redaktor në Televizionin e Prishtinës së tij, etj, etj.
Shkruante
prozë më shumë, por edhe poezi, madje edhe për fëmijë. Me atë sinqeritet
hokatar duhej të merrej vesh mirë me të vegjëlit, të çdo lloji, s’është fjala
veç për moshën. Por ai na la dhe publicistikë, udhëtimet nëpër vende, takimet
me personalitete, godet që në tituj: “Shenjë kohe – signum temporis”, “Gazetaria
ime”, “Shpen’ udhëtar” dhe… dhe “Plot Shqipëri”.
Sa
bukur! Dhe ai përplotëson në letrat shqipe.
Poezia
e tij ma kujton më shumë atë të folurën e tij në mbrëmje, me gotën e verës
përpara, se ai fliste me poezi të çlirët dhe… si vazhdim ma shton mallin poezia
e nipit të tij, Nezir Sefaj.
Mjafton
ta takoje dhe vetëm një herë. Gjithsesi do më duket sikur do ta ndeshim prapë
rrugëve të Prishtinës, plakun sokratik.
Dhe
do t’i lexoj me zë dy poezi të tij. Ç’do më thotë? Se ajo “as…” në fund ka
mbetur përgjysmë:
BAJRAM SEFAJ
Mëkate
mëkatet
e mia
janë
të mëdha
të
rënda janë
as
ujë drini
s’i
lanë
as
squfuri
s’i
djeg
veç
vuajtjet
e
mia
hakut
u vijnë
Pa
fjalë
s’ka
as
lamtumirë
as
mirupafshim
nuk
do të vi
sonte
në mbrëmje
as
nesër
në mëngjes
nuk
do të kthehem
as....