Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Adrian Lesenciuc - 'Balada'
E diele, 05.01.2025, 07:50 PM
TANI SË VONI DOLI DHE NË SHQIP ROMANI “BALADA”
Nga
Visar Zhiti
Një
titull për një titull, që kumbon sërish madhërishëm dhe në këtë vepër, - botim
i “Onufrit”, i shkrimtarit rumun Adrian Lesenciuc, i cili erdhi dhe në Tiranë
në përurimin e veprës në shtëpinë muze “Kadare”, që u zgjodh me qëllim.
Që
në kopertinë të botimit lexohet “Një roman biografik për kompozitorin e madh
rumun Ciprian Porumbescu – Kompozitori i himnit tonë kombëtar”.
Gjithsesi
nga që “Balada” është për një kompozitor, ndjen se ajo harmoni dhe rendja
ritmike, përftojnë një muzikë të brendshme dhe e kupton se e ka në trupin e vet
si pema limfën.
Muzikë
ballkanike, konkretisht rumune, e lidhur më shumë me Europën Qendrore, Vienën
Perandorake, por gjithsesi me shpirtin e popullit të vet.
Dhe
fjalët e mia do të doja t’u ngjanin akordeve muzikore, të përcillnin emocion,
jo analizë kritike…
Akordi 1
Pikërisht
ky shënim i shkurtër në krye: …Kompozitori i himnit tonë kombëtar… do të
shërbente si një thirrje dhe për lexuesin shqiptar, veçanërisht, që edhe pse
nuk bën pjesë në intrigën romanore himni ynë, kërshëria për të ditur për këtë
kompozitur, për jetën dhe vendin e tij në kohën e tij, mbeten joshëse, pse ky
himn doli aty, ndërkaq vepra e përplotëson pritshmërinë ndryshe, bukur dhe me
informacion letrar,
Nuk
është një monografi, është një roman, monografi shpirtërore, mund të themi, që
shpalos histori dhe një hapësirë kulturore, që janë të një të kaluare, që
jehojnë si e tashme, ku rrëfimi në vetë të parë i jep një çiltërsi besimi.
Aq
më tepër kur kemi të bëjmë me një shkrimtar të seriozes, me dije si Lesenciuc,
poet dhe eseist dhe profesor universitar, me shumë çmime letrare kombëtare dhe
ndërkombëtare, ndërkaq dhe njohës i letrave shqipe në rumanisht, ku herë pas
here i ka shoqëruar me artikuj kritikë të ndjeshëm.
Akordi 2
Koha
e ngjarjeve është dhe nuk është e kufizuar nga historia e vet, aq sa duket
sikur kufijtë midis kohës reale dhe asaj mitike janë të zbehtë. Historia zhytet
në një Rumani rurale, ku traditat, këngët dhe legjendat përcillen brez pas
brezi, një përzierje antropologjike, ku elementët folklorikë ndërthuren me
sfidat për të afruar të tashmen urbane, moderne, duke ngulmuar në nevojën e
rikthimit ndryshe.
Kjo
qasje bën që romani të qëndrojë si një urë mes traditës si një ëndërr dhe botës
bashkëkohore si një vizion.
Akordi 3
?“...Baladë për Piano dhe
Violinë, op.29, kompozim të cilin e ndjeja në vena. Ka diçka që duket të jetë
gjenetikisht e trashëguar. Teksa mblidhja të dhëna, - i thotë shkrimtari Adrian
Lesenciuc si një kolegu Andreas Dushit në intervistën e tij, - zbulova se çfarë
personaliteti i madh kishte qenë i ati i Çipirian Porumbesc-ut dhe vendosa të
shkruaja rreth tij [,,,], që kontribuoi në ringritjen e shpirtit rumun gjatë
revolucionit të 1848. Kam mbledhur informacione për diku dhjetë vjet [...] e
përfundova. Për mua, ishte si një çlirim.”
?Pikërisht çlirimi është
një terminal, që autori të vazhdojë te lexuesi si një tjetër terminal apo kohë
muzikore.
“…Muzika
e Çipirian Porumbescut është një mjet i tillë transmetimi kulturor dhe jam i
lumtur që, nëpërmjet Asdrenit, një nga kompozimet e periudhës kur Porumbescu
ishte student në Vienë, është bërë himni kombëtar i Shqipërisë.”??Ja, pra poeti ynë i padukshëm në roman, as fantazmë, por
është ai ajër dhe fryma që na çojnë atje.
????????
Romani
“Balada” rrëfen një histori shumëdimensionale, ku ngjarjet duan të ngjajnë me
mitet dhe baladat popullore të Rumanisë. Në qendër mbetet kërkimi për kuptimin
e jetës dhe identitetin, që formëzohen nëpër rrugë të përshkuara nga figura
simbolike dhe situata jo pa enigma. Përmes narrativës, shkrimtari eksploron
fuqinë e artit dhe traditës si mekanizma të ruajtjes së identitetit kombëtar,
po aq dhe njerëzor. Edhe kjo nëpërmjet artit me art.
?Akordi 4
Romani
i ngjan një udhëtim në kohë dhe hapësirë dhe të një dimesioni tjetër, atë
shpirtëror, për të dhënë prani nëpërmjet së ikurës. Gjatë këtij udhëtimi
ndeshesh me vetvete të tjera.
Figura
e gruas është dhe mbartëse, ashtu si e dashurisë, dhe e baladave, që ruajnë
sekretet e trashëgimisë së lashtë, ndërsa figura e të moshuarit-persoanzh ka
urtësinë e popullit dhe lidhjen e ngushtë me natyrën. Së pari asaj njerëzore.
?Dilemat morale,
mëdyshjet e brendshme, tërheqja nga një zë mistik – kënga e një balade të
harruar, që ngjan se mban të gjitha përgjigjet që kërkohen te ky roman.
Akordi 5
Personazhet
e romanit aq sa janë vetvete, përfaqësojnë koncepte të veçanta dhe arketipe
universale. Protagonisti, i cili shpesh duket si alterego e autorit, por dhe e
lexuesit gjatë leximit, kalon një proces zhndërrimesh të brendshme, nga
përjetime reale me dimensione fërgëlluese metafizike.
Figura
të tjera përforcojnë karakterin alegorik të romanit.
Adrian
Lesenciuc tërhiqet nga rëndesa e trashëgimisë kulturore dhe forca e saj që
vërshon vetvetiu në përballjen me krizat e kohës moderne apo me zhvillimet
normale, qofshin dhe të bujshme. Se edhe normalja mund të jetë e tillë.
Romani
duket se është vepër e qlimshme e kujtesës, do të thosha, e asaj kujtese që
mbetet dhe në ajër si muzika e baladat, e karakterit dhe e lidhjes me rrënjët.
Kërkimi për kuptimet ekzistenciale duket se ka si çelës përgjigjen e pyetja
thelbësore: A mundet tradita të ndihmojë njeriun të kuptojë vetveten dhe botën?
?Ashtu siç thoshte poeti
i madh europian Mario Luzi, ne jemi ajo që kujtojmë.
Akordi 6
Vlerat
dhe Stili. “Balada” ka një rrjedhë poetike, prej nga vjen dhe muzika e saj, me
natyrshëri që e shndërrojnë leximin një përvojë estetike dhe ideore veçmas.
Titujet
e krerëve janë si vargje baladeske. Adrian Lesenciuc ndërthur një gjuhë të
kultivuar, që falë përkthimit nga rumanishtja nga Spriu Fuchi dhe Altin
Vasillaq Kaso me thjeshtësi dhe lëng përcjellin një figuracion dhe simbole që
pasqyrojnë një botë emocionale dhe ndodhish, të lidhura pandashëm me themelet,
që kulmohet me vlerat pannjerëzore dhe artin.
“Balada”
do të thosha se është një himn për traditat dhe një thirrje për të ruajtur
kujtesën kulturore, e theksoj: kujtesën kulturore, në kohëra të trazirave
shpirtërore. Kënga, ajo që është brenda nesh, edhe e papërfunduar apo e
pakënduar, mbetet shtyllë e qëndrueshmërisë njerëzore.
?Akordi i mbramë:
Në
veprën e shkrimtarit rumun Adrian Lesenciuc gjej kishat si institucione, aq sa
jashtë, edhe brenda njeriut, pra më shumë si konstrukte shpirtërore, i besimit
të thellë.
Ndërkaq
dhe romani i tij më i fundit, i botuat këtë vit në Rumani prandja dhe është
“Gjuha e Jezusit”. pjesën e parë të të cilit na e solli në shqip në “ExLibris”
përkthyesi, studiuesi dhe kritiku i artit Dr. Luan Topçiu
“-
Paqja është për të dobëtit!???????? Bëra kryq, sepse
zavalli njeri, në padijen e tij, nuk mund të kuptonte që nga të gjitha viset
nga vijmë, ne përshëndetemi duke i uruar paqe njëri-tjetrit, jo sepse jemi të
dobët, por sepse dëshirojmë për njëri-tjetrin forcën e vërtetë.” ?????????????Ja, matrikulla e veprës Lesenciuc – paqja.
Përmes konflikteve që sjellin paqe. Jo luftës. Çuditërisht në veprën e tij
sikur parandillet ajo që po ndodh tani në Siri:????????????“Sapo
kisha filluar të pija kafenë kur pashë ushtarët sirianë tek hyrja të cilët,
papritur, u ngritën në qëndrim gatitu. Pas disa çastesh, një makinë e njohur u
afrua… Mund të isha gabuar, sepse të gjitha makinat e zyrtarëve të zonës ishin
Toyote të zeza, ose makina 4X4 nga General Motors. Nuk dija kurrë se kush ishte
brenda tyre – klanet e fuqishme qarkullonin pa targa, shpesh me një kolonë të
tërë Toyotash ose GMC, dhe çdo herë që një Toyota e zezë hynte në zonën e
kontrolluar nga patrulla siriane, mornica rrëqethjeje më përshkonin gjithë
shtyllën kurrizore […]??????- Paqja qoftë me ty, –
më përshëndeti dhe u ul pranë meje. - U trembe???-
Jo, – i thashë, ndonëse e dija mirë se ai e kishte kuptuar që po gënjeja dhe që
dridhja ime ishte e dukshme”.??????Letërsia, ajo e njerëzve
dhe e lirisë së tyre, jo ajo e sundimtarve, i paralajmëron ata dhe diktaturat e
tyre, madje i përmbys sundimet e padrejta si sistem apo ideologji më parë se
përballja si dëshirë sizmike, ëndërr dhe thirrje, ndërkaq jep atë kurajo, që
bën të guxojmë për mirë. ?????Në fund të fundit
dëshmon me emocionin si me muzikë në ajër, që është kujtesë e së ardhmes ose le
ta themi me fjalinë e fundit të romanit “Balada”: “nuk është ajo që më
përcakton. Unë nuk jam gjë tjetër veçse kohë.”??
Letërsia
e vyer nuk na merr, por na jep kohë. Të duhurën…
Shkrimtari Adrian Lesenciuc në Tiranë