Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Nga Michelangelo te Mitoraj
E diele, 29.09.2024, 06:55 PM
MM
NGA
MICHELANGELO TE MITORAJ
Nga
Visar Zhiti
Në
këtë pasdite të vonë romane donim të shihnin sërish Moisiun e Michelangelo-s
dhe Gjon Pagëzorin e Igor Mitoraj-it, i dinim ku ishin këto dy statuja të
famshme, në cilat kisha dhe po nxitonim që t’i gjenim hapur.
Dhe vërtet Bazilika “San Pietro in Vincoli” po mbyllte portat, por Eda i tha atij që shërbente se vinim nga shumë larg dhe s’kishim ditë tjetër, edhe unë nga larg jam, tha ai duke na hapur portën.
Vrapuam
për te Moisiu si fëmijët që vrapojnë te gjyshi. Ashtu e gjetëm, duke mbajtur
“Tabelat e Ligjit” me atë shprehjen dramatike té fuqishme, me një si zemërim të
përjetshëm, se vërtet se ç’kishte zbuluar te izraelitët...
Ja,
dhe brirët në kokën e Moisiut, gabim, nga shkaku i përkthimit të Biblës
hebraike në latinisht, ku "rrezet e dritës" u kuptuan si
"brirë".
Ah,
përkthyesit! Me ato ngatërresat e tyre, ja, detyruan dhe Michelangelo-n të
shtojë në mermer dhe një detaj artistik më tepër, ashtu ishte ai, me mjeshtëri
teknike të pashoqe dhe fuqia emocionale e tij është gjithmonë e pashterrshme.
Dhe duhej që Michelangelo e goditi me çekiç statujën e Moisiut duke i thënë:
“Perché non parli?” (Pse nuk flet?). Dhe vetë ishte aq i mahnitur dhe priste që
mermeri të fliste. Pasioni i tij përzihej me një dëshpërim gjenial.
Po
kërkoja të shihja goditjen, në këmbë thuhej, sikur ia kisha parë dikur
gishtrinjtë e copërluar, por ishim larg nga statuja, s’lejohej ta kalonim
litarin rrethues të saj. Gjithnjë e më shumë na ndajnë nga arti i madh, po mendoja.
Roja
priste që të dilnim, pa na e thënë. Edhe Frojdi vinte shpesh k?tu, i tregova rojes, për
t’i shfaqur miqësi e justifikuar vonesën. Ai u gjallërua. E dinte. Na përcolli
duke folur për Frojdin.
Jashtë
edhe perëndimi i diellit ishte shumë artistik. Statuja resh lodronin në qiellin
e Romës…
Ndjenim
ngazëllim të brendshëm. Për fat në Bazilikën “Santa Maria degli Angeli e dei
Martiri”, ku është “Koka e Gjon Pagëzorit” të skulptorit polak Igor Mitoraj, e
pamë më parë, kur kaluam nëpër “Piazza Repubblica”, ku si kudo edhe aty po
bëheshin purime për jubileun e 2025.
Nuk
më ndahej imazhi i mermertë i kokës së prerë të Gjon Pagëzorit. Një qasje e
shkëlqyer mes artit klasik, mikelanxheljan, kështu më dukej, me frymën
bashkëkohore, moderne, sipas stilit të veçantë të Mitorajit.
Kujtoja
atë skenë biblike, kur mbreti Herod i preu kryet Gjon Pagëzorint. Mitoraj-i na
e dha kokën e martirit të ndarë me një si sipërfaqe të papërfunduarr duke
simbolizuar kështu edhe brishtësinë edhe dëmtimin e trupit njerëzor, duke përcjellë
një ndjenjë madhështie dhe përjetësie.
Mitoraj
ka në skulpturat e tij dhe një ndjenjë të fortë *mitologjike dhe filozofike*
dhe kjo vepër në veçanti përfshin elemente të dramës dhe sakrificës.
Dy
koka të tij, skulptura metalike, do të vija dhe unë n? kopertinat e dy librave
të mi të burgut. Si në portat e Bazilikës. Me sa elegancë dhe bukuri qiellore
Mitoraj derdhte dhe hekurin!
Gjithçka,
edhe kur është e egër, e pagëdhëndur, brutale, etj, etj, mund të zbutet, të
bëhet njerëzore, art i jetës…