Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: T'i puthësh dorën zonjës hebreje Anna Kohen
E marte, 23.07.2024, 07:56 PM
T’I PUTHËSH DORËN
ZONJËS
HEBREJE ANNA KOHEN…
-
“Lule e Vlorës” -
Nga Visar Zhiti
U
mirëprit Dr. Anna Kohen me kërshëri dhe dashuri në takimin me shqiptarët, e
ftuar nga “Albanian - American National Organization” në Chicago.
Do
të përuronte librin e saj memuaristik, tashmë të ditur, “Flower of Vlora” -
“Lule e Vlorës” në mjediset kulturore të Kishës ortodokse shqiptare “Shën
Nikolla” dhe do të bashkëbisedonte me të pranishmit e shumtë, që mbushnin
sallën.
Miku
ynë Jani Gjoni do të drejtonte takimin, ku do të flitej për jetën e Zonjës Anna
Kohen, për familjen e saj, që gjatë Luftës II Botërore, nga shkaku i
përndjekjes së egër naziste dhe holokaustit çnjerëzor, ikën dhe gjetën strehë
dhe mbrojtje në Shqipëri. Anna lindi në Vlorë, aty u rrit si një lule e atij
qyteti dhe studioi për mjeksi dentare dy
vjet dhe kthehen sërish në Greqi, tregohen të gjitha në librin e saj. Ajo nuk e
harroi kurrë mirësinë shqiptare, as gjuhën shqipe, që e foli dhe në këtë takim
aq ngrohtë
dhe
bukur.
Në
sallë ishte dhe një shok klase i saj, Niko quhej, që takoheshin pas 58 vjetësh,
po ashtu aty foli dhe Turi nga Vlora, që familja e tij atërore kishte mbajtur
hebrenj në shtëpi gjatë luftës dhe përndjekjes. Edhe Eda ime kujtoi lagjen e
hebrenjve në Vlorën e saj, miqësinë e sinqertë të djemve dhe vajzave atje.
Folën dhe të tjerë. Rrallë gjen në një sallë një bashkim të tillë, të historisë
dhe virtyteve njerëzore, që mos qofshin veç histori, po thoshim, por dhe
aktualitet, etj, etj.
Pastaj
u bë një radhë e gjatë me lexues të librit të saj, donin një autograf.
E
takova dhe unë zonjën Anna. Kishim folur në telefon më parë a kishim shkëmbyer
mesazhe, më kishte përgëzuar për poezitë, që kisha botuar nga pelegrinazhi në
Tokën e Shenjtë, nga vizita në Izrael. Gjithmonë kam besuar, ndjerë më shumë,
që shqiptarët i lidh diçka e fortë me hebrenjtë, jo vetëm vuajtja shekullore,
por dhe një dashuri e thellë njerëzore.
Doja
t’ja thosha të gjitha këto Anna-s,
por
thjesht i putha dorën dhe ikëm.