Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Mision i vështirë, shkollë e përvuajtur
E enjte, 07.03.2024, 08:00 PM
Gjimnazistë, klasa jonë…
ORË MËSIMI:
MISION
I VËSHTIRË,
SHKOLLË
E PËRVUAJTUR…
- Kujtesë, nderim dhe dhimbje -
Dita
e Mësuesit…
Nga
Visar Zhiti
Festa
e 7 Marsit na prek të gjithëve, sepse kemi qenë nxënës, pra, kemi patur mësues
të gjithë dhe nxënës mbetemi gjithmonë para dijes…
Një
pjesë nga ne u bëmë dhe vetë mësues…
Dhe
sot na pëlqen të themi diçka, fjalët e mirënjohjes ndaj mësuesit sikur na
zëvendësojnë tufën e luleve që do të donim të dhuronim…
E
ardhmja e atdheut varet nga mësuesit e klasës së parë, - përsërisim dhe shtojmë
se kështu ka thënë një nga shkrimtarët
klasikë, më të mëdhenj në botë dhe përmendim emra të ndryshëm: Hugo, Volter,
Gëte…
Ndërsa
Profesor ynë i nderuar Çabej, shkencëtari i gjuhësisë, thoshte se ‘mësues’ nuk
është profesion, por mision.
COPËZA MALLI
Nis
me mësuesen e klasës së parë, imja quhej “zysh Tefta”…
Zysh-
thêrrisnim, që do të thotë Zonjë apo Zonjushe, nuk u hoq dot as u zëvendësua me
shoqe nga regjimi, që rrëzoi kohën e zotërinjve…
Zysh
Tefa! Ah, me vëllanë e saj, mësues dhe ai, z. Luan Myftiu do të ishim bashkë në
një burg, në Spaçin e tmerrshëm, ku kishte dhe mësues të tjerë, plot, të
burgosur natyrisht, edhe pedagogë e deri profesorë universitarë.
Shqipëria
jonë dënonte mësuesit e saj. Më parë na i vrisnin apo helmonin pushtuesit…
NDERIM ATYRE!
Gjithsesi
mësuesit tanë, cilëtdo që të ishin, mbeten të dashur, ah, ata kanë qenë dhe të
varfër, një pjesë dhe të përndjekur, madje dhe mësim-dhënia, vetë arsimi, do të
thosha se dhe është keqtrajtuar…
Më
nëpërmendet shkolla ime. Si nxënës dhe si mësues.
Banka
të shtrembëra. Barakë… mure palyer, xhamathyer… gjimnazi më mirë, shkolla e
lartë ende më mirë, mësues u bëra, shkolla në fshat ku dhashë mësim, e varfër
tmerrësisht si dhe nxënësit…
Mësuesja
jonë e dashur Liri Kazazi
Dua
të kujtoj me përulësi një mësuesen tjetër timen, zysh Liri Kazazi, megjithese e
përndjekur si familje, që jetonin në barangat e Lushnjës, ajo, gjithë dinjitet
dhuronte bashkë me dijen mirësi dhe dhimbje, edhe emrin e saj Liri dhuronte.
Sot një shkollë mban emrin e saj.
Në
ato vite ndodhi dhe arrestimi i një
mësuesit tim në fillore, z. Hiqmet Nuri, por dhe arrestimi i mësuesit
shkrimtar, të arratisurit nga Jugosllavia e atëhershme, z. Kapllan Resuli.
S’kish si të mos tronditeshim.
Ndërsa
nga burgu i Burrelit ishte kthyer muzikanti i madh, gjeniu i violinës, mësuesi
ynë i muzikës, maestro Fotaq Filipeu.
Vëllezërit
Zhiti mësues dhe biri në mes, me emrin legjendar europian Sigfrid… të
persekutuar nga regjimi…
Edhe tim atë, kishte qenë dhe mësues, e kishin burgosur, ndërsa xhaxhanë tim, mësues dhe ai, Maks Zhiti, e vranë në burg…
E
si të mos kesh mall për mësuesit, për atë galeri karakteresh të dramës së
rritjes dhe dijes! Dua të kujtoj tani z.
Mite Guga dhe bashkeshorten e tij, znj. Marie, të dy mësues matematike,
mësuesin kujdestar në gjimnaz, që na ishte bërë si shok, Minella Dani, dhe e
kemi shok…
Na
mblodhi Prof. Minella Dani, tani, ne, tre ish nxënës të tij, Flamur Shabani,
Bujar Xhaferi dhe Visar Zhiti. Kujtesë e bukur…
Ne
rrinim me poetin Faslli Haliti, mësuesin tonë të vizatimit, mecanat i poezisë,
ai na mblidhte në grup, edhe prozatori Halil Jaçellari, mësues i hequr kishte
qenë dhe ai, i tregonim njëri-tjetrit krijimet tona e kështu filluam botimet e
para.
Nga
klasa jonë çuan në universitet në Tiranë, për mësues letërsie, sa bukur,
thoshim, Flamurin dhe Bardhin, ndërsa Jorgjien e Fanikën dhe Sanijen me
Bashkimin, ah, do ta vrisnin më vonë, edhe mua na çuan në Institutin e
Shkodrës, se s’kisha “biografi” aq të mirë, na kapën “vitet e liberalizmit”, që
do të dënoheshin në pas, ndërsa Evën, gjimmazisten më të mirë, nuk e lejuan të
studionte,
se
kishte patur babanë në burg, z. Xhavit Mëhilli, kishte studiuar për pedagogji
në Itali, Eva ishte dhe mbesa e mësues së të gjithëve, Lirisë, por ajo do të
jepte mësim gati fshehurazi violinë dhe italisht… As eseninianin Sherif Bali,
s’e lejuan të shkonte në universitet, as vëllezërit e mi më parë…
Ati - mësues, “para çlirimit…”
Në
institute në Shkodër patëm pedadogë me emër, profesorët Vehbi Bala, Kolë Ashta,
Jup Kastrati, Neki Lezha, Fadil Kraja, Selami Tabaku, Fatbardha Fishta, Fadil
Podgorica, nderoj mbiemra të tjerë, Alibali e Abdiu e Gero, etj, me pedagogun e
rusishtes Grigor Cullufen përkthenim poetë të ndaluar si Jevtushenkon, etj.
Edhe poeti Frederik Rreshpja, fantast dhe i shkëlqyer, mësues në Shkodër ishte
në një shkollë 8-vjeçareje dhe më tej në Lezhë, ku shkoja shpesh ishin mësues
dhe poetët Rudolf Marku e Agim Isaku…
Poeti
Shpend Sollaku Noé me nxënësit në Çermë, fshat dhe internimesh në Lushnj
Edhe
poeti Bujar Xhaferri në Shkodër do të vinte, do të bëhej mësues, edhe poeti
Shpend Sollaku Noe mësues do të ishte, edhe poeti Gëzim Hajdari, Edhe poeti
Ilir Levonja.., unë po flas për disa nga shokët e mi e shoqet e Lushnjës tonë,
është e pamundur të kujtoj më shumë këtu…
Poezia
dhe mësimi - i bëmë bashkë. Ashtu ecëm me vështirësi në jetë… dhe
SA E RËNDË
do
të ishte, kur do të gjeja se që student në Shkodër isha denoncuar nga pedagogë
në policinë sekrete, jo, jo, që gjimnazist…
Në
gjyq, në Kukës, ku isha mësues në një fshat të largët, dëshmitarë për t’më
dënuar në gjyq dolën dhe kolegë, mësues dhe më dënuan me 10 vjet burg, por
kujtoj rreshtin e pikëlluar me nxënësit e mi, engjëjt e mjerë, nga të cilët
mora kurajo. Mësues ishin dhe miqtë e mi besnikë në Kujës, poeti Agim Spahiu,
skulptori Ilmi Hoxha, kolegët e mirë në fshatin Vilë, Shefqet Billa e Bilbil
Billa.
Dhe unë s’do të isha më mësues, por i burgosur bashkë me mësues të tjerë, me mecenatin tim, çamin Hasan Bajo, me Ron Çobanin, Jorgo Mashon, pedagogun e liceut, përkthyesin Islam Spahiu, me profesorin e inxhinierisë, Ismail Farka.
Mësues kishte qenë dhe poeti Havzi Nelaj, që do ta varnin me të dalë nga burgu
në mes të qytetit të Kukësit.
MËSUES TË MËDHENJ
ka
patur vendi.. që nga Gjon Buzuku… Mêsues
kanë qenë dhe poetët At’ Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Migjeni, Lasgush
Poradeci, Skender Luarasi, etj, Safet Butka, që vrau veten se nuk duronte dot
vëllavrasjen në vitet e rënda të Luftës II Botërore.
Ishte
ministër arsimi shkrimtari Ernest Koliqi që në Kosovë dërgoi 200 mësues
normalistë dhe atje pati një ngritje të menjëhershme të ndërgjegjes kombetare.
kur ndërkohë në të kundërt jugosllavët me 200 komunistë po krijonin në Tiranë
një parti, vunë në krye për fat të keq një mësues liceu, Enver Hoxhën, që do të
sillnin diktaturën, varfërinë e rëndë dhe mbylljen. Me të ardhur në pushtet
fitimtarët, nga një anë nisën punën e madhe kundër analfabetizmit, nga ana
tjetër dënonin dijen, librin, mësuesin, para se të ngrinin universitetet, hapën
burgjet, ku mbyllën të lauruar të shumtë në universitete të Europës dhe botës…
Prapë
shumë mësues u bënë dhe poetë të mëdhenj. Kujtoj Fatos Arapin, që do të kisha
dhe miqësi… etj, etj.
Dhe
do të binte perandoria komuniste, do fillonin ndryshimet e mëdha… dhe dua të
them tani për vete që për shoqe jete zgjodha një studente, studionte për gjuhë
dhe letërsi shqipe, Edën time, që do ta fillonte karrierën e saj si mësuese
gjimnazi…
HISTORI SHKOLLE…
Pasojat
e diktaturës në goditjen e arsimit do të
ishin të mëdha. Masivizimi i shkollës do të shoqërohej me shkatërrimin e
traditês dhe politizimin e skajshëm, mêsuesit i donin si komisarë, nxënësit dhe
studentët si ushtarë.
Lufta
e klasave dhe në arsim do të bënte gjëmën. Sundimtarët e kuq donin t’i prinin
dhe së ardhmes, por dhe të kaluarën ta bënin siç do të donin të ishte….
Shpallën 7 Marsin si festën e mësuesit, ditën kur u hap Mësonjtorna e parë shqipe në Korçën e bukur dhe të kulturuar, në vitin 1887. Është periudha e fundme e perandorisë Osmane.
Mësuesin e parë Petro Nini Luarasin e helmuan shovinistët
grekë të Jugut.
Po
a s’kishte patur shkolla shqipe më parë? Si mësohej gjuha mëmë? Edhe Poeti
Kombëtar, Naimi ynë, shkruante libra këndimi, për ç’shkolla? E vetmja gjuhë që
ishte e ndaluar në perandorinë osmane ishte shqipja e shqiptarëve, që i kishin
shërbyer Portës së Lartë mbase më shumë se të tjerët përreth. Dhe shkronjat
shqipe i kishte mallkuar kisha greke.
Historia
ka punë për të kryer.
Historiani
amerikan Edwin Jacques (Edvin Zhak) në librin e tij “The Albanians: an Ethnic
History from Pre-Historic Times to the Present” (Shqiptarët: Histori Etnike nga
Koha Prehistorike deri në të Tanishmen) dokumenton se shkolla e parë shqipe dhe
jo e vetme u hap në vitin 1632 në Velë të Mirditës.
Shkollat
të tjera fuqizohën nga “Kuvendi i Arbrit” që u mbajt në Merqi të Lezhes në
kishën e Shen Kollit me 14 dhe 15 kallnuer të vitit 1703 me bekimin e Papa
Klimentit Xl, me origjinë shqiptare, si kundërshti e asimilimit otoman deri në
Lidhjën e Prizrenit në 1878. U hapen shkolla shqipe në Durrës, në Shkodër, në
Kosovë kishte 21 shkolla fillore. “Fakti dokumentar i Kuvendit të Arbnit u
botua në latinisht dhe në shqip 300 vjet më parë” gjë që dëshmon se ishin të
shumtë ata njerëz që dinin të shkruanin e lexonin shqipen që e kishin mësuar
veçse në shkollat shqipe.
Të
shkojmë dhe më thellë.
“The
University of Dyrrachium (Latin: Universitas Studiorum Dyrrhachium, Shqip:
Universiteti i Studimeve të Durresit) was a Venetian theological university
(Studium generale) in Durrës (Dyrrhachium), Venice, then Republic of Venice.
The university was established around 1380, and then transferred to Zadar in
1396, amid the mounting Turkish threats in South-eastern Europe…”
Pra,
shqiptarët kishin universitet. I pari në Ballkan, thonë studiuesit. E quanin
“Instituti i Shën Dedës”, pra Instituti i Shën Domenikut. Në dokumentin e
cituar thuhet se ky institut kishte 9 profesorë (latinisht “magjistër”) në
teologji. Studiuesit e lidhin me ndërtimin e Manastirit të Shën Domenikut, i
cili nisi aty nga viti 1224 dhe filloi detyrat, pra diplomimin nga fillimi i
viteve 1300.
Është
punë e historianëve, universiteteve, akademive, etj, e shtetit
institucionalizimi i të vërtetës.
Ka
shumë punë për të bërë me rëndësi për të tashmen, ku avitet dhe rreziku… vërtet
universitetit shqiptar iu hoq emri i të pauniversitet, Enver Hoxha, po kështu
dhe akademisë ushtarake, por gjeneralisht ka rënie të arsimit, degradim të
instutucionit mësues dhe nxënës, shitblerje diplomash, plagjiatura masive
masterash, etj, etj, por studentët shqiptarë tani kanë mundësira shumë më të
mëdha studimesh, në universitete të mëdha të Europës dhe Amerikës, ku po
shkëlqejnë…
Epilogu im:
Është
me mësuesin tonë kujdestar të gjimnazit, Minella Dani, sot shok dhe mik, që i
shkruajmë, na shkruan, edhe unë këmbej letra me ish nxënësit e mi, prof.
Minella na thërret, Flamurin, Bujarin, mua… të pijmë nga ndonjë gotë verë së
bashku, të shëtisim, ja, tani m’u ndërpre e shkruara, erdhi mesazhi i tij
ekektronik, kaloi oqeani, kohë dhe kujtesë dhe mall: gëzuar 7 Marsin!
Duke
u përgatitur për mësues…