Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Paraditja në xham
E premte, 12.01.2024, 07:58 PM
PARADITJA Në XHAM
Nga
Visar Zhiti
Teksa
shikoja borën jashtë, m’u kujtua një dimër tjetër i largët dhe një poezi tjetër po aq e largët… që e gjej në librin
tim “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, me një grafikë në kopertinë nga miku im,
Maks Velo, që tashmë dhe ai ka ikur larg në dimra të tjerë qiellorë…
Po
e risjell grafikën me ca pamje të borës sot si dhe poezinë, që shoh se e paskam
shkruar pikërisht në 1984, në vitin e tmerrshëm orwellian.
Siç
duket na bashkojnë dimrat, po a është bora kohë e koha a është borëë Gjithsesi atë ngricë e
pamë dhe si art kristalesh nëpërmjet poezisë.
XHAMI
I...
E
ç’nuk sajon në xham acari,
një
florë brilantësh. Janë stolira
që
t’më fanitet mua peizazhi
i
maleve të dhimbjes. I internuar isha.
Vareshin
akuj apo shandanë,
shpirti
ku është në trup a qiejeë
Gjithë
k’to servise, kristal a ç’janë
ceremoni
gëzimi apo vdekjejeë
Është
ai dimër dhe diktaturë
me
akuj frike, gjithë ornamente.
Veç
kush kam qenë nuk jam më kurrë
si
ortek bie dhe vras vetveten!
Qafë-Bari, 18.II.1984