Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Kur luhet dhe pas filmave të dikurshëm?...
E diele, 10.12.2023, 08:58 PM
KUR
LUHET DHE PAS FILMAVE TË DIKURSHËM?…
Nga
Visar Zhiti
Dom
Gjergj Meta me maturi dhe përkujdesje dhe nostalgji të natyrshme solli një
ndjesi, po dhe një qortim me të drejtë për digjitalizimin e një filmi tjetër të
radhës të Realizmit Socialist…
Pashë
dhe komentet. Dhe më kujtoi çështjen e ngritur herë pas here për atë arsenal
filmash të mbetur nga diktatura që në duhen shfaqur ende apo duhen ndaluar?
Dhe
më duket sikur flitet për një depo të rrezikshme me municion, ku ka armë aktive
e bomba me sahat… Ndërkaq ?sht? kaluar me kohë jo në
demontimin e tyre, por në rikonstruktimin teknik, në ngazëllimet e kësaj
arritjeje filmike si një “antiGërdec”, etj, etj.
Më
ka mbetur në mendje si i vlefshëm radikalizmi i shkrimtarit Agron Tufa, që me
guxim dhe forcë, edhe si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të
Komunizmit, shfaqte mos honepsjen ndaj atyre filmave si ndaj nj? arti propagandizues dhe
madhtrues, pra të dëmshëm. Dhe e kanë shoqëruar debate të shumta, me egërsi të
kundërt.
Po
kështu kujtoj që dhe shkrimtari Ardian Vehbiu, eseist dhe gjuhëtar, ka bërë
zbërthime me vlerë dhe estetikë mbi këta lloj filmash me rastin e riparimit
teknik të ndonjërit prej tyre me gërnetë të socrealizmit.
Dhe
janë ringjallur debatet…
Ndërkaq
më është dukur absurd hovi revolucionar për t’i dalë për zot këtyre lloj
filmave pse ke luajtur një rol pozitiv në ta, dy apo dhjetë, qoftë dhe mirë, me
talent, madje me talent të madh, kur tjetër gjë është interpretimi aktoresk dhe
tjetër përmbajtja e filmave, ideologjizimi i skajshëm si qëllim i tyre parësor.
Duke
mos qenë kritik filmi, as teknik i riparimeve të tyre, as ideolog
propagandistik, etj, nuk i jap vetes të drejtën të hyj në debate profesionale,
por si qytetar, që i ka pësuar ata filma,
me këtë dua të them se jam emocionuar prej tyre dhe më kanë diktuar një
qendrim timin, qoftë dhe të heshtur, por në statusin e sotshëm të Imzot Gjergj
Metës pata dëshirën të komentoj dhe unë, i nxitur dhe nga komentet e tjera.
Gjithsesi
çështja e filmave të socrealizmit shqiptar më duket e pambyllur dhe e lënë pas
dore si shumëçka me rëndësi.
Ndërhyrjen
time ndërkaq unë po e sjell dhe këtu, nis thjeshtë me pyetje, që mund të jenë
dhe përgjigjet e mia ndaj disa prej komenteve:
-
Mos duhen bërë filma të tjerë?…
-
Se nuk mund të ushqesh të sotmen, aq më tepër nj? të ardhmen me gjellë të djeshme të prishur,
madje helmuese, qoftë dhe duke i nd?rruar pjatat me të reja…
-
Se edhe kujtesa helmohet…
-
Filmat e Realizmit Socialist nuk e kanë propaganden vetëm nga prapa, por edhe
nga para, edhe në mes dhe janë realitet i shtrembëruar…
-
Një i burgosur politik në Spaç i quante me humor të trishtë “filma t? rreno-socializmit”. Na
i shfaqnin jo vetëm si propagandë, por dhe si mjet torture… etj, etj.
-
A thua jemi popull që u mësua me të keqen e s’bën dot pa këtë drogë?…
-
Etj, etj.
-
Ta japësh historinë gabim, do të thotë se ke fshirë histori të v?rtetë, pra histori…
-
T’i vazhdosh ato, është si të vazhdodh krimin ideologjik, që paraprin…
-
Nuk po them as t’i ndalojmë me zell e as t’i ndreqim me kaq përkushtim e t’i
mbrojmë me fanatizëm…
-
Po sikur me ato para e atë vullnet, por me mendësi tjetër të bëjmë filma të
rinj? S’mjaftohet? Se ato kishin dhe diktaturën..
-
Atëhere të paktën të mendojmë filma të rinj, të lirë! Kaq mund ta bëjmë…
Dhe
këtu e ndërpreva komentin tim. Në botë ka dhe muzeume të filmit siç ka dhe të
krimeve të nazifashizmit, edhe të komunizmit tani, ka dhe muzeume të torturës.
Edhe aty mirëmbahen instrumentet e dhunës, por për t’i parë dhe kujtuar…