Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Dy shkrimtarët Petro Marko dhe Isuf Luzaj dhe bijtë e tyre poetë…
E diele, 17.12.2023, 08:53 PM
DY
SHKRIMTARËT PETRO MARKO DHE ISUF LUZAJ
dhe
bijtë e tyre poetë…
Nga
Visar Zhiti
Fate
po aq sa të ngjashëm, të ndryshëm po aq… luftëtarë të dy…
Është
një datë, që i sjell në kujtesën kolektive më fort se ditët e tjera.
25
nëntor - dita kur Petro Marko lindi,
25
nëntor - dita kur Isuf Luzaj ndërroi jetë.
Moshatarë
të vitit 1913, pra kanë dhe 110 vjetorin të dy…
Petroja
është nga Bregu i Vlorës, Dhërmiu dhe Isufi nga Kanina e Vlorës.
Të
dy e donin atdheun, patriotë dhe luftuan të dy me armë në dorë kundër
pushtuesit, - do t’u thosha nxënësve si mësues, - por liritë i patën të
ndryshme…
Petroja
u lidh me partizanët fitimtarë dhe pësoi burgun e tyre, Isufi me humbësit e
Ballit Kombëtar dhe u detyrua t’i ikë persekutimit, mërgoi në Amerikë…
A
ishin njohur, takuar? Besoj se po…
Librat
e Petro Markos, mirëpriteshin nga lexuesi, por dhe nga kritika e Realizmit
Socialist, ndërsa regjimi i ndalonte shpesh e më shpesh…
Librat
e Isuf Luzajt nuk mund të futeshin në Shqipërinë e mbyllur si burg, ashtu si
autori i tyre, ato ishin të dënuara…
Ndërkaq
edhe djali i Petro Markos edhe djali i Isuf Luzajt do të ishin poetë, njëri në
burg dhe tjetri në internim.
Jamarber
Marko, pasi lirohet, por mbas rënies së perandorisë komuniste do të botonte një
përmbjedhje me poezi hermetike, që do vlerësoheshin dhe do të futeshin
antologjive.
Dalan
Luzaj do ta kalonte jetën internimeve, por pasi diktatura komuniste u shpërbë
dhe Shqipëria u hap, ai iku, erdhi te i ati në Chicago SHBA, ka botuar shumë
libra me poezi, lirika të dhimbjes dhe vuajtjes, dëshmi të një jete në dy kohë
dhe dy vende…
A
i përkujtojnë sot Petro Markon dhe Isuf Luzajn? Tirana ku Petroja jetoi dhe
punoi si shkrimtar? Po shqiptarët në Chicago, ku Isufi pati shtëpinë e fundit
dhe librat?
Në
nderim të tyre, që i dhanë aq shumë letrave shqipe, po dhe të bijve të tyre
poetë, “të letërsisë tjetër” që u martirizua, po sjell shënime nga libri im
“Kartela të Realizmit të dënuar”:
Jamarbër Marko
(1951- 2010)
Petro Marko
(1913- 1991)
Jamarbër
Markon e njoha mbas burgut. Poet i një metafore tronditëse. Biri i shkrimtarit
të shquar...
Ati,
Petro Marko ishte autor që e studionim në shkollë dhe papritur e ndalonin
veprën e tij dhe ajo na bëhej më e dashur. E shikon nga larg me adhurim, madje
dhe e kam takuar njëhere, isha me tim atë që njiheshin...
Shkrimtar
luftëtar, i burgosur nga çdo regjim në çdo epokë të jetës së tij. Që e
burrëronin dhe e bënin më të bukur...
Kur
është gazetar i ri në Tiranë, me të shpërthyer Lufta e Spanjës, shkon vullnetar
atje, njihet dhe me Heminguejin, kështu thoshte, e me shkrimtarë të tjerë në
luftë. ?
Kudo
që do të ndodhet nëpër Evropë, lufton me fashizmin.
Dhe
kthehet në Shqipërinë e pushtuar dhe e burgosin...E çojnë larg. Në Ventotene?
Jo, më poshtë dhe më larg në një ishull tjetër në Sicili, në Ustika, për të
cilin do të botojë më vonë romanin “Një natë me dy agime”.
Çajnë
burgun e Ustikës dhe bashkohet me partizanët italianë, hidhet në zonat e
çliruara të Italisë, bashkon shqiptarët e mbetur andej... Kthehet në Shqipërinë
e çliruar, rebel si përherë, ngrihet kundër diktatit të Beogradit ndaj vendit
tonë dhe shumë shpejt e arrestojnë.
Saturni
po hante bijtë e vet. Nis në burg romanin “Hasta la vista”, e nxjerrin nga
burgu, e rehabilitojnë, përfundon romanin dhe e boton. Pasojnë vepra të tjera,
që shpesh ia ndalojnë, se “ka qenë në burg, është i dyshimtë”, por bëhet i
dashur për lexuesin me pasionin e tij prej poeti plot dufe lirie.
Shumëçka
e ka treguar tronditshëm në librin “Retë dhe gurët- Intervistë me vetveten”.
Më
nëpërmendet, kur në qeli i sjellin profesor Zuberin, një nga gjeologët më të mëdhenj të botës, të cilin
dikur e kishte thirrur dhe Lenini për të zbuluar puset e Bakusë, madje atje i
kishin ngritur dhe një bust. Dhe tani e kanë
katandisur në një grumbull të gjakosur leckash. Kurse Petro Markon e
mbajnë varur pas dritares me zinxhirët në qafë. Hapet dera dhe një çizme e
rëndë partizani bie egër mbi fytyrën profesor Zuberit, e vrasin në qeli, sepse “nuk
ka gjetur rezerva floriri në nëntokën shqiptare”.
Goditja
tjetër më e rëndë që merr në jetë shkrimtari i njohur Petro Marko, siç e thotë
edhe vetë në kujtimde, është burgosja e të birit, Jamarbër Marko, poet dhe ai,
për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe shtetit.
Trashëgohet
dënimi. Lirohet dhe Jamarbëri, por nuk i shpëton përndjekjes, ai nuk mund të
botojë dot gjë...
Petro
Marko vdes i drobitur dhe i zhgënjyer në prag të rënies së perandorisë
komuniste, për të cilën dhe luftoi, “me pushkë dhe me penë”, siç thuhej, kishte
lindur një vit pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, por pa parë kurrë
ndonjë agim të dytë.
Gjithsesi
ai mbetet një nga shkrimtarët më interesantë shqiptarë të shekullit XX.
?Jamarbër Marko do të
botonte poezitë e veta pak para vdekjes së vet, i drobitur dhe i shkatërruar
nga burgu...
Shkrimtari Isuf Luzaj
(1913 – 2000)
...shet
tokën e vet me ullinj në Vlorë për të studiuar jashtë vendit, në Universitetin
e Sorbonës në Paris, ku do të mbrojë dy doktoratura, në filozofi e në letërsi.
Në
atdhe punon në Normalen e Elbasanit dhe në Liceun e Korçës. Përmbledhja e parë
poetike e tij “Rrëfime” nuk arrin të shpërndahet, e ndalin edhe autorin nga
shkaku i poezisë “Neroni”.
Si
kundërshtar aktiv, e shpërngulin në Itali në ishullin e të dënuarve, Ventotene.
Me ndërhyrjen e Ministrit të Arsimit, Ernest Koliqit, lirohet nga burgu dhe rikthehet
për t’u bashkuar me nacionalistët, që luftonin për çlirim, por kur kishte nisur
vëllavrasja dhe pabesitë.
Pasi
humbin, me të mbaruar lufta, ikën duke lënë familjen, por në Itali e dënojnë,
akuza: dyshime për vrasje e një gjenerali italian gjatë luftës.
Me
ndihmën e Sandro Pertinit. Presidenti i ardhshëm i Italisë, me të cilin ishin
njohur në Ventotene, punon në Bibliotekën e Vatikanit.
Fati
i tij që në Argjentinë kërkohej një profesor filozofie me diplomën e Sorbonës.
Do të njihej me shkrimtarin Jorge L. Borges. Mbas 18 vjetësh punë atje, e
ftojnë në SHBA, ku e zgjedhin kryetar të Ballit Kombëtar në Kongresin e
Nju-Jorkut.
Isuf
Luzaj, krahas titullit “Professor emeritus”, merr edhe dekoratën “Profesor i
Amerikës”, të cilën ia jep vetë Presidenti Regan. Mban leksione në
universitetet amerikane: Harvard, Columbia, Vox Hampshirë, Indiana etj.
Emërohet titullar katedre i 87 profesorëve në universitetin e Illinoisit.
Ka
lënë në dorëshkrim edhe 32 vëllime, poezi, filozofi, histori, ditarë, romane
etj., të gjitha të panjohura në atdhe, por edhe të dënuara të gjitha.
?Poeti Dalan Luzaj,
(jemi pranë në Chicago)
?Në kopertinën e pasme të
njërit prej librave të Dalanit është dhe kjo thënie imja:
“Duke
u lidhur me poezinë, Dalan Luzaj duket sikur i ka dhënë kuptimin që do të donte
jetës së tij.
Nën
diktaturë, larg, për poetë me fatin si të tij, poezitë ishin si fasha të
fshehta për plagët, ndërsa tani i shërbejnë mallit të të ikurit në liri,
kujtesës më të vështirë, asaj gjuhësore të shpirtit.
Strofa
të rregullta, rima e metafora, të gjitha për të mbushur poemën e një mungese të
dhimbëshme.”