Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Libra për Dom Shtjefën Kurtin dhe qirinj nga Kosova
E enjte, 12.09.2024, 06:56 PM
TAKIMI:
LIBRA
PËR DOM SHTJEFËN KURTIN
DHE
QIRINJ NGA KOSOVA…
Nga
Visar Zhiti
Do
të më jepte librat për Dom Shtjefën Kurtin menjëherë sa të kthehej nga Kosova,
se do të sillte prej andej qirinj me fytyrën ikonike të Domit.
Dhe
ashtu u bë. Takimi me z. Nikolin Kurti ishte i shpejtë dhe mallëngjyes për mua:
në rrugë, ku ai zbriti nga taksia sa për pak dhe do të ikte po me atë taksi se
qëllimi i tij ashtu si dhe dëshira e tij ishin të dhuronte veprën për martirin
Dom Shtjefën Kurti.
E
njoh përkushtimin e z. Nikolin, jo thjesht si nip i denjë i Domit, por si
qytetar dhe misionar i kujtesës kolektive, i një çështjeje të madhe, i
patriotizmit dhe i besimit, i një të vërtetë dramatike, i dëshmisë së punës dhe
veprës së njerit prej atyre, pishtar i dritës së shenjtë, që e përndoqën, e
burgosën dhe e vranë, por ai e sfidoi të keqen, djallin dhe sot ndrit më shumë
se kurrë.
Mora
dy librat e çmuar, “I lumi Dom Shtjefën Kurti - Jeta dhe pavdekësia” me autorë
Dr. Nikollë Loka dhe vetë Ing. Nikolin Kurti, botimi është dy gjuhësh, edhe
anglisht, “Blessed Dom Shthefën Kurti - Life and Immortality” dhe shoqërohet me
dokumentacion dhe me një album fotografish me ngjyra, që flasin, që nga Domi e
deri te Papa.
Libri
tjetër, i përgatitur nga Dr. Nikollë Loka sërish, është i një rëndësie tjetër
të veçantë dhe historike, “Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve nga klerikët
Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigi Gashi”. Poshtë emra e të tyre është
shkruar: Dëshmirarë të popullit martir”. Kjo trini klerikësh në vitin 1930, në
janarin e ashpër të maleve, kaluan ilegalisht kufirin nga Jugosllavia për në
Shqipëri, nga Tirana shkuan në Romë duke u keqkuotuar se mos kishin ndërprerë
shërbimin në Kosovë, por jo, përkundrazi dhe nga Roma shkuan në Gjenevë. Në
zyrat e Lidhjes së Kombeve dorëzuan Promemorien ‘Për gjendjen e minoritetit
shqiptar në Jugosllavi’, si u shkekeshin të drejtat, shtypeshin, dëboheshin apo
vriteshin…
Dhe
ky akt madhor e bëmat më pas do t’i kushtonin jetën Dom Shtjefen Kurtit duke e
çuar burgjeve të Shqipërisë, në pushkatim, por dhe në udhën e lume të
shenjtërimit…
Dom
Shtjefën Kurti është nga Ferizaj, më thotë në takimin tonë nipi i tij, z.
Nikolin.
Dija
për të. Kur ai u shpall ‘I lumtur” nga Selia e Shenjtë e Vatikanit, unë punoja
në Vatikan, drejtoja Ambasatën tonë dhe erdha në meshën që u celebra në
Katedralen e Shkodrës, ku u lumturuan 38 martirë shqiptarë, mes të cilëve dhe
Dom Shtjefën Kurti.
Do
të shfletoja librat e dhuruar.
Shtjef?ni
ishte fëmija i gjashtë i Jakut dhe Katrinës. Mësimet e para i mori në
vendlindje, Ferizaj, më pas ndoqi Seminarin Papnor në Shkodër e më pas në
kolegjin Canisianum në Insbruck të Austrisë dhe në kolegjin “Propaganda Fide”
në Romë, ku dhe u urdhërua meshtar.
U
kthye në vendlindje, ku shërbeu si famullitar në Ferizaj, Novosele si dhe në
dioqezën e Shkupit.
Me
sivëllezërit Dom Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi, të përkrahur nga Mbreti Zogu I,
përpiluan më 5 maj 1930 promemorjen, - që
kisha ndër duar, - “Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi", që
iu nis në sekretarin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drumund.
Dom
Shtjefën Kurti ishte ai, ku rrëfehej Nënë Tereza dhe në oborrin mbretëror, ku
rrëfehej Mbretëresha Geraldinë.
Gjatë
Luftës II Botërore të vështira do të
ishte famulltar në kishën katolike në Tiranë (në Bulevard). U arrestua në vitin
1946 dhe u dënua me 20 vjet burg si agjent i perëndimorëve. U lirua nga Burgu i
Burrelit në vitin 1966, por u arrestua sërish në vitin 1971 duke shtuar “për
spiunazh, sabotazh” dhe shkak ishin kryerjet në fshehtësi të riteve fetare. U
fajësua për një pagëzim një fëmije, kur kjo gjë ishte e ndaluar. U dënua me
vdekje dhe u pushkatua në një vend që s’dihej deri vonë.
Në
librin për Dom Shtjefën Kurtin gjej faqet ku shtypi botëror i bëri jehonë të
madhe kësaj vrasjeje dhe shoh i tronditur imazhet në kërkim të varrit të tij,
ku paraprinte dhe z. Nikolin. Ja, eshtrat në një varr masiv.
Në
reliken e shenjtë, ku ka cifla nga eshtrat e martirëve tanë, të përziera me
pakëz dhè, që ne e kemi në shtëpi një të tillë, ime shoqe, Eda, lutet për
jetën, për paqe e gëzime mes njerëzve.
Homazhe
dhe përkujtimore per Dom Shtjefën Kurtin janë bërë në shumë vende në Europë e
deri në SHBA…
Mora
dhe qiririn e ardhur nga Kosova, me portretin e Dom Shtjefën Kurtit, që ma
dhuroi nipi i tij, z. Nikolin Kurti.
Kur
të ndes këtë qiri, do të shoh sërish nga drita e shpirtit të martirit dhe e
gjithë martirëve tanë.
Vetëm
me një dritë të tillë ne mund të shkojmë përpara dhe na pret një e nesërme më e
bukur, shpirtërore…