Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Të gjallë si në një muze të së shkuarës, në klinikën pa të tashme
E diele, 17.11.2024, 06:50 PM
TË GJALLË SI NË NJË MUZE TË SË SHKUARËS, NË KLINIKËN PA TË TASHME … ????
-
Rreth romanit “Kohëstrehim” të Georgi Gospodinov, ?est-etika
e tij -??
Nga
Visar Zhiti
SI TË BËSH MUZE?!
S’arrin
të bësh muze për diçka që s’ka ikur, - thuhet diku nëpër romanin e porsa dalë,
“Kohëstrehim”, i shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov dhe unë e ndjej fort
këtë sentencë, mbase nga që jam lexues shqiptar, ballkanas si dhe autori i
romanit, fqinjë që ngjasojmë në fatin historik, gatuajmë dhe njëlloj, mund të
thuhej në ndonjë katedër, por pësuam dhe atë që vuajti e gjithë Europa Lindore
në shekullin XX, të njëjtin sistem komunist, pavarësisht se cila diktaturë
ishte më e egër dhe ku tranzicioni është më i vështirë e i pambaruar ende.
Megjithatë
jeta mbrapsht është futur në të shkuarën e saj si në një muze, në fakt në një
klinikë terapie me psikologun, me të tashmen e braktisur vetë, madje me
referendum dhe kështu spitali është zmadhuar sa vendi, sa vendet, ka vazhduar
sa i gjithë kontineti.
Po
pra, kjo ndodh në romanin e çuditshëm duke nënkuptuar dhe të bukur, ndërsa po
të thosha vetëm i bukur, do ta kisha fjalën dhe për i çuditshëm, në
“Kohëstrehim”-in Gospodinov, nga përmbajtja e të cilit përftojmë një estetikë
të veçantë, shqetësuese, që më vjen ta shkruaj për shumë arsye: est-etikë si
një pësim.
Romanin
në shqip e botoi “Toena, me përkthimin nga origjinali nga Milena Selimi, e cila
bullgarishten e ka dhe gjuhë të nënës, pra ajo i përjeton fjalët ashtu si
ndodhitë në vetë të parë, gjendja është edhe jona. Est-etikë...
PERSONAZHI KOHË
Një
roman fantastik, ndjehet si i tillë, kur është dhe realist dhe ndjehet si i
tillë, ndërkaq fantastikja shkon aq larg sa mbërrin deri tek vetja, te tjetri
dhe kolektiviteti popull, ku personazh qendror është koha, - e padukshme si
protagonistët në ca vepra të asisojshme, se edhe koha është e padukshme në
vetevete, mund të thoshim. Por jo. Koha e Gospodinovit në romanin e tij është
më reale se realiteti, e konkretizuar, mund ta zgjedhësh e të strehohesh në të.
Pamatshmëria
relative ajnshtajniane e saj nuk përbën ndonjë torture mentale. S’janë datat,
as emrat e ditëve, muajt, dekadat, meteorologjitë, buletinet e lajmeve, oraret
e trenave, të aeroporteve, të takimeve të dashurisë, atentateve, vitet, Lufta e
Parë Botërore, e Dyta, Rënia e Trojës, e perandorisë komuniste, datëlindjet, të
mbështjellë dhe me mjegull harrese, datëvdekjet, kur ka dhe kujtesë e
ringjallje, epokë para dhe pas Krishtit, librat e historisë, shekujt,
gjeneratat, mijëvjeçarët, çasti që i shtohet çastit duke e zëvendësuar, pra
duke e bërë të pamposhtur, etj, të cilat të gjitha e shenjojnë kohën, e
dëshmojnë atë, por s’janë vetë koha. Të paktën te Gospodiovi siç më duket mua.?????????????Koha është ajo që është brenda nesh, pastaj dhe ne
jemi brenda kohës, si në një spital pa mure, ngatërrueshëm dhe me një muze,
prapë pa mure, që e zgjedhim si romanin, ku vendosim të jemi, jo vetëm si
lexues, por dhe si paciente apo dhe artefakte, pavarësisht jetës, që edhe ndodh
të jetë jashtë nesh.
SA MË PAK KUJTESË, AQ MË
SHUMË E SHKUAR: ??
Ndërkaq
ajo që rrëfehet në “Kohëstrehim” është distopike, tronditja që shkaktohet prej
saj është fare e qetë, bota është e pushtuar nga e kaluara e vet, pra jo nga e
panjohura dhe nëse ka rutinë, traditë, absurd, moskuptim deri edhe dhunime,
paqe, përndjekje, dashuri, braktisje, Realizëm Socialist, est-etikë, etj,
tashmë janë të bëra nga vetë ne, i dimë, s’na trembim prandaj dhe kohën po duam
ta mbushim me përsëritjen e vetes. Është më e lehtë rrojtja, jo jeta.???????????E
shkuara, thuhet në roman “Kalonte nga njeriu tek njeriu si epidemi, si murtaja
e Justinianit, apo si gripi spanjoll… Njerëzit, thjesht rrëzoheshin rrugëve.
Mund të infektoheshe nga gjithçka, mjaft që dikush të të përshëndeste dhe në
mbrëmje ishe i vdekur...”??????????Tronditëse sa më s’ka!
Të keshë frikë nga përshëndetjet, se bashkë me tjetrin të ka përshëndetur dhe
vdekja.
Romani
nis me një llogari, e ku ka pa llogari, tepër të largët, por dhe e afërta është
shumë larg, se kur është krijuar saktësisht Toka dhe kur filloi koha. Koha e
pafund, që na i dhanë me racione si bukën, si ushqimet. ???Dhe rrëfimtari, ai mban emrin dhe mbiemrin e shkrimtarit G.
G. - autorit të romanit “Kohëstrehim” dhe ka po atë datëlindje, koinçidencë
domethënëse, romanore, takohet me një “endacak në kohë”, enigmatik, - po thonë
kritikët, - Gaustinin, i cili është ndjekës a pasionant a i dhënë, i çmendur,
përfitues, shkencëtar i prapë i rrugëve të kryera të shekullit të njëzetë, e ka
kuptuar ai përdor si një vazhdim me kthim prapa. ????????Bëhemi
të gjithë hapa pas hapi pelegrinë në kohë, mërgimtarë nëpër epoka, dekada, vite
të caktura, ku dhe kishim ngecur, me këmbën si të kapur në lak, çalon kujtesa,
harrimi, bisedat… ???????Në të ardhmen s’mund të
shkosh, duhet të vijë ajo, dhe kur vjen. s’është më e ardhme, të tashmen dimë
ta bëjmë si rutinë, si detyrat e caktuara, befasitë e saj na gjejnë të
papërgatitur dhe shkojmë në kohëstrehimin tonë, në të shkuarën, në vitin që e
zgjedhim, ku jemi ndjerë mirë, ku kemi rrokullisur përvojën, sigurinë, që na u
bë zakon dhe ruajmë një traditë est-etike, ku janë mundur, psh, nacionalistët,
por fitimtarët duke i shkërbyer ata me grotesk. Të kaluarën dimë ta rijetojmë.
Dhe
kështu në një ngrehinë në Zyrih, Gaustin hap të parën "klinikën të së
kaluarës", një institucion që ofron një trajtim të specializuar për të
sëmurët nga Alzheimer, pra e mbush me harrimtarë: çdo kat i pallatit i përket
një pjese të së kaluarës dhe është pajisur me atë mobilim e shije e deri edhe
në llojin e kopsave të këmishës, me aromat e asaj kohe, që në tërësinë e tyre
riprodhojnë mendësinë e caktuar të asaj jetese, vetë atë jetesë, refuzojnë të
tashmen, duke u mundësuar pacientëve shpërnguljen pas në kohë për të shbllokuar
atë që ka mbetur në kujtesën e dëmtuar. ????????Rreziku bëhet i
rrezikshëm gjeneralisht kur ideja e Gaustinit përvetësohet nga politika dhe
bosët e saj lemerisës. Menjëherë vende të tëra duan të shkërbejnë idenë e kësaj
klinike. Në të gjithë Evropën partitë politike përurojnë me referendume epoka
të ndryshme të historisë së tyre kombëtare, dekada apo vite, ku janë ndjerë të
begatë apo të sigurtë a të lavdishëm apo më pak të kërcënuar, të pagoditur dhe
aq nga lufta, kur kishin për të ngrënë, muzikë apo ëndërr. ??????????Dhe nis kthesa, kthimi mbrapsht, ku nuk mungon
humori i sharlatanshëm: Kryeministri i një shteti juglindor gjithashtu veshi
poture me shirita, brez të kuq dhe vuri në kokë një kësulë leshdredhur, kush e
di pse, e zbukuruar më kokoshka. Ministrja e Turizmit veshi një sarafan të kuq,
të rëndë dhe këmishë të qëndisur mëngë-gjerë.????????
Est-etika. Imazh i njohur yni, grotek provincial. E di apo e ka imagjinuar
shkrimtari fqinjë. Rekuizita për të shkuar në të shkuarën nis nga lart poshtë.
Apo ata lart e marrin nga poshtë? E sjell mendësia kështu apo mendësia e sjell
si veprim? ????????????Dhe një popull vepron si
një njeri i së shkuarës. Atdheu i gjithë. Kontinenti i pamasë. ???????????“Europa, e cila mendonte se, pas disa humbjesh
të rënda të arsyes gjatë shekullit XX-të, kishte fituar një rezistencë të plotë
kundrejt obsesioneve të caktuara, mërzive kombëtare, etj, në të vërtetë ishte
ndër të parat që u dorëzua.”?Një fitore plebishitare.
Pa një zhgënjim general dhe… këtu ndjehet si llava e një vullkani të
pashpërthyer thirrja e fshehtë për kujdesin nga e kaluara, shpëtimin ndaj
saj. ???????
PËR SA KOHË KUJTON,????????MBAN MËNJANË TË KALUARËN
Romani
“Kohëstrehem” është mirëpritur në gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa në gazeta
të mëdha e revista ka patur mjaft reviews e mendim kritik vlerësues, duke e
parë dhe si një sensacion ndërkombëtar të autorit të vlerësuar me çmime të
larta. ??????????Romani
ka një të vërtëtë të madhe ose alarmin që ajo e vërtetë të mos bëhet e vërtetë
më.?????????Shumë njerëz të
shëndetshëm mendërisht, - është vënë re, - e kërkojnë këtë klinikë për të
shpëtuar nga ngërçi i jetës së tyre të përditshme dhe aluvionet e së kaluarës
mbulojnë të tashmen me një si shkëlqim zymtan, dëshpërueshëm, madje me një farë
lehtësimi dhe atë humorin e mençur.???Vazhdon narracioni, vetë
klinika është narrative, vazhdojnë suksesshëm terapisti fantast Gaustin, me
ndihmësin, narratorin hokatar të pikëlluar, Gospodinov, i cili, e di, e
përjetoi komunizmin, u rrit me fundin e tij, në gonglën e nyjes ku e shkuara
lidhet me të tashmen. ??????Në këtë tranzicion ata
trajtojnë si pacientë vetë shekullin XX në Europë. ??Kritika e huaj ka vënë në pah shakatë trallisëse, p.sh,
gjejmë në tekst një pacient, ndoshta rumun,që ngushëllohet duke kujtuar jo atë
që ka përjetuar, por atë që ka fantazuar: një jetë në SHBA. Nostalgjia nuk ka
të bëjë me atë që kishe, por me një kujtim të asaj që doje…???????Në një rast pikëllues, Gaustin trajton një grua
që nuk mund të durojë dushin, ajo është një e mbijetuar e Holokaustit dhe i
ndërmenden dhomat e gazit, asaj i duhet lloji terapeutik e i nevojshëm i
harresës, etj, etj. ??Ndërkaq çudi, bota
thërret të kaluarën, përpara se të harrojë. “Të shkuarën kam atdhe, - ndihet si
thirrje e brendshme e atyre që dhe s’kanë atdhe, por vetëm të kaluar, kur u
dukej se ishin kaluar. ????Përmasat sociale të
harresës bëhen agresive dhe shqetëuese, edhe pa e ditur, po aq keq sa dhe ata
që e dinë. ????????Aktivistët e Soc-it
kishin zotëruar mediat e reja, thënë saktë “pushtuar”…. Fantazma e komunizmit
sillej përreth në rrjet, emblema dhe relike të vjetra përsëri shndërroheshin në
simbole. Kur ndodhi e gjitha kjo? Këtu është faqja “Ta kthejmë socializmin,
Druzya”, gjysma e shkruar në rusisht.????[…]????????????Miti i së majtës mbetet i varfër në thelb… të
harroheshin të therurit dhe të varrosurit në varre të përbashkëta menjëherë pas
një grushti shteti, të harroheshin të rrahurit, të shkelurit me çizme, të
dërguarit nëpër kampe, të harroheshin të ndjekurit, të gënjyerit, të ndarët, të
ndaluarit, të poshtëruarit... Të harroheshin. Dhe të harrohet se janë të
harruar... Harrimi kërkon punë. ??Pas diktaturës së të
ardhmes, po vinte diktatura e së shkuarës.
Ankth
kafkian, tmerr i “84” orwelliane, burokraci vrastare e “Pallatit të ëndrrave”
të Kadaresë”, konkretisht qytetarë që përndiqen nga e kaluara, ku përndjekësi
aq sa fantazë, me materie kohe, është dhe fare banal, spiun lagjeje, operativi
i zonës, lloji i patronazhistit, kritiku i mbetur i socrealizmit, etj, etj, ata
që e mbajnë mend më mirë jetën e tjetrit, se sat ë tyren të venitur, dosja e është
më e fortë se jeta.??????????Asnjë komb nuk donte të
hiqte dorë nga mjerimi i tij. Ishte lëndë e parë për gjithçka… Si të ndahesh
nga pakënaqësia kur disa kombe kanë vetëm këtë pasuri… ???????????Lumturia nuk bën pjesë në librat e histories…
Lumturia nuk farkëton shpata, materiali është i brishtë, as romane të mëdha nuk
bëhen prej saj, as këngë dhe epose
“Kohëstrehim”,
vë në dukje kritika botërore, u shkrua midis referendumit të Brexit dhe
pushtimit rus të Ukrainës, të cilat të dyja përfaqësojnë, në mënyrën e tyre,
armatimin e nostalgjisë dhe përzgjedhjen e epokave të veçanta në klinikën
kohore të rendit jo shumë të ri botëror.???Unë zbuloj dhe ndjej se
duke na e dhënë të kaluarën me doza të plota, me teprinë paranojake, si në një
proces dealkoolizimi, kërkohet çnxjerrja e kohës dramatikisht prej nesh, një
ekzorcizëm i dobishëm për shendetin mendor. Dalje prej kohës (kupto: të
shkuarën) mrekullisht si në një aventurë lirie. Me dëshpërim të fshehur për
gjendjen, të paktën te personazhi i rrëfimtarit që, e përsëris, mban
identitetin e autorit të romanit, G. G.
Romani
vêtë është një kohëstrehim ashtu siç ishim mësuar me vendstrehimet, me bunkerët
dhe transhetë, që na ndërmendin përgatitjet për mbrojtje, për luftë pra, se
njëlloj përthyhen emocionalisht, qoftë dhe luftë e ftohtë, alarmet, ato zboret
siç përdornim atëhere këtë fjalë sllave, Realizëm Socialist, heronjtë pa
heroizma, paranojakët e kritikës, etj.
Titulli
në bullgarisht “Vremeubezhishte”, është vënë në dukje se është një neologjizëm,
po kështu kumbon dhe në gjuhën angleze, “Timeshelter”, që edhe në shqip,
“Kohëstrehim”, e ka atë semantikë drithëruese, atë “gjej-vend-ku-të-futesh”,
shqetësim dhe dramë, të shpalosur çuditërisht ëndshëm në roman.
E
ndjej shumë, edhe si një qëllim, nga që jam lexues fqinjë me autorin,
ballkanas, e thashë, që pësuam dhe atë përmbysje dhe përmbysje të përmbysjes,
atë kujtesë dhe harrim të pamundur, kthim të gatimeve të dikurshme në katedër
dhe kemi atë kohëstrehim në Tiranën tonë me muzeume si Bunkart 1, Bunkart 2, Shtëpia
me Gjethe, Studio të Shkrimtarit, arkitektin e së cilës e futen në burg për
kubizëm në arkitekturë, kur shtëpitë, s’mund të jenë ndryshe veçse kubiste,
edhe të atyre që dënonin, madje kubiste i kanë qelitë apo birucat dhe gropat e
varreve.
?Po në roman pse s’ka
dashuri, skena të nxehta të saj, erotizmin e shfrenuar, mund të thonë, si vepër
e shekullit XXI? ??????Është zëvendësuar me
dashurinë e shprehur ndryshe për njerëzimin, që na ndërmend të kaluarën e
veprave të mëdha, zanafillën e modernes, tashmë të përkryer, shqetësimin për të
ardhmen si dashuri për veten dhe tjetrin. Dhe artin. Me est-etikën e
mrekullueshme gospodinoviane. Me paradokse dhe pikëllim.