Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Plagët janë si foletë e kujtesës
E diele, 27.10.2024, 05:53 PM
PËRSHËNDETJA E SHKRIMTARIT…
-
SHOQATA “BIJTË E SHQIPES” -
Përshëndetja
e shkrimtarit
të
mirënjohur z. Visar Zhiti
me
rastin e përurimit të qendrës së re
në
Filadelfia:
I
dashur Kryetar i shoqatës
“Bijtë
e Shqipes”, Dritan Matraku,
të
dashur antarë-shqiponja,
të
pranishëm të gjithë!
Jemi
të gëzuar që sot ju përuroni shtëpinë tuaj të re. Falenderoj nga zemra për
ftesën, ndërkaq pranoni urimet e mia, vijnë si nga qielli si ne me avion.
Gëzuar!
Shtëpia
e Shqiptarit, - me Kanunin e lashtë, - është e Zotit dhe e mikut, edhe shtëpia
juaj e re ashtu do të jetë, por dhe e kulturës tonë dhe e gjuhës shqipe, e
ardhmërisë…
Shoqata
juaj shqiptaro-amerikane ka emrin e bukur “Bijtë e Shqipes” dhe mua më kujtohet
ajo çfarë na tha Papa Françesku, kur vizitoi Shqipërinë: të fluturoni lart si
shqiponjat, por mos harroni folenë dhe plagët!
Porosi
e Shenjtë. Dhe ju si Bijtë e Shqipes këtë po bëni. Të duam dheun amë dhe të mos
harrojmë të kaluarën e vuajtur të popullit tonë.
Plagët
janë si foletë e kujtesës…
Shtëpia
juaj është në zemër të Amerikës, ku shërben dhe për integrimin e shqiptarëve,
SHBA është aleati jetik i Kombit tonë, i dy shteteve tona në Ballkan,
Republikës së Shqipërisë dhe Republikës
së Kosovës.
Ju,
Bijtë e Shqipes, si shqiptaro-amerikanë të vërtetë, në shtëpinë tuaj të re do
të bëni më shumë dhe më bukur për të gjithë ne.
Suksese
plot dhe gëzime!
Me dashuri,
Visar Zhiti
Chicago,
13 tetor 2024
Publikim i Shoqatës Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes”,
Filadelfia.