Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Ajo drejton Katedrën Albanologjike në Universitetin e Napolit
E marte, 08.10.2024, 06:57 PM
AJO DREJTON KATEDRËN
E
ALBANALOGJISË
NË
UNIVERSITETIN E NAPOLIT…
Nga
Visar Zhiti
I
di arritjet e saj, punimet, ia çmoj bashkë me modestinë, ajo hulumton dhe
zbulon pa bërë zhurmë, ia lë veprës të flasë… kështu po thoshim.
Miqësia
jonë me Blerina Sutan është e hershme, nd?rsa dëshira për t’u takuar - përherë e re.
Me
Edën time shkëmbejnë herë pas here mesazhe, ndërsa unë kujtoj dhe
bashkëpunimin, kur ajo përkthente poezi shqipe në italisht, përgatiste më
Filippo Bettinin librin e madh të jubileut të Vitit 2000 në Romë. Një poezi
imja pati fat, me këtë rast u vu në “Piazza Navona” siç u vunë nëpër Romë dhe
poezi të tjera, p.sh, e Gëtes në “Stazione Termini”, e Janis Ricosit dhe e
Joseph Brodskit te “Colosseo”, te “Campo dei fiori” poezia e nobelistit Czeslaw
Milosz, etj. Po Blerina solli në italisht edhe poezinë e Ali Podrimjes, tronditshëm
dhe dhimbshurisht dhe përmbledhja u botua me parathënien time.
Tani
do ta takonim si Drejtore e Katedrës Albanologjike në Universitetin
"L'Orientale” të Napolit. Ajo njihet tashmé në studimet e gjuhës dhe
kulturës shqiptare, promovuese e albanologjisë në Itali dhe më gjerë në Europë.
Po
të kërkosh të dish për të, do të gjesh se Prof. Blerina Suta ka një karrierë të
rëndësishme akademike, teksa jep me përkushtim lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë
Shqipe në Departamentin e Studimeve Letrare Gjuhësore dhe Krahasuese, është
autore e një sërë veprash shkencore, që përfshijnë periudha të ndryshme të
letërsisë shqipe të traditës dhe asaj bashkëkohore, të filologjisë dhe kritikës letrare, etj, etj.
Takimi
ynë do të ishte miqësor në një bar të Romës, ajo do të vinte me tren nga
Napoli. E thjeshtë dhe e përzemërt.
Para
kafes po bisedonim për librat dhe katedrat e shqipes në botë, se ndodh, - po
bënim humor serioz, - që para librave në katedrat e albanalogjisë të flitet për
kafetë. Vështirësitë janë të shumta, po dhe gëzimi që ato katedra ende janë,
shpesh falë dhe aftësive dhe pasionit të drejtuesve të tyre, kur mbështetja e
shtetit amë nuk duhej të mungonte siç dhe është realiteti. Më shumë të ndara se
sa bashkëvepruese, që edhe do të duhej…
Blerina
na foli për veprimtaritë e shumta albanalogjike që udhëheq, shqip së pari, por
dhe italisht, edhe anglisht. Biseduam për realitetet e reja letrare,
disidencën, është apo s’është, kur në letrat shqipe u njoh disi me vonesë nga
shkaqet, por harrohet pa shkaqe, për të mos thënë të tjera gjëra, është e
veçantë, - shtova, - pa grupime, programe e shkolla, po, vërtet, - pohova, -
por është disidencë individuale dhe klandestine, madje e përgjakur, - ngrita
zërin. A duhet vlerësuar më mirë, kur shmanget aq mirë?…
Dhe
kujtuam miqtë e përbashkët me Blerinën, por dhe jo miqtë, në kuptimin ngacmues
siç dhe na përshfaqen, duhen njëlloj dhe ata, - vazhdova të them pa të keq, mos
mbetshim pa armiq, etj, etj.
Pas
xhamave mbrëmja e Romës po i ngjante një pikture impresioniste, që edhe mund të
përdorej për kopertinën e një libri të ardhshëm.