E diele, 09.02.2025, 05:36 PM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Para ikonës së Dom Prenk Ndrevashaj

E hene, 09.12.2024, 06:48 PM


PARA IKONËS

SË DOM PRENK NDREVASHAJ

Nga Visar Zhiti

Do të doja të sillja fjalët e nderimit tim ashtu si përuljen time para ikonës plot dritë të Dom Prenk Ndrevashaj te ju, pranë kishës “Pajtorja e shqiptarëve”, që ai themeloi në Miçigan.

Në seminarin që po mbani sot për Bariun e urtë shpirtëror, e di, do të përkujtohen bëmat e tij, janë shumë dhe me rëndësi, vlerat dhe virtytet, - që së bashku më duket se kanë brenda copa qielli dhe toke, yje dhe plagë, kryqin dhe buzëqeshjen, lutje dhe poezi, një thesar i shenjtë dhe do të doja shumë të isha aty dhe t’ju dëgjoja, i sigurtë për mbarëvajtjen dhe ua uroj.

?E ndjej dhe e dua Dom Ndrek Ndrevashajn si meshtar dhe themeltar, edhe si bashkëvuajtës, ka patur prangat në duar dhe guxoi dhe i iku robërisë, edhe si poet, ka shkruar:

“Kur çerdhja e Shqipevet

u mbush me gjak”

apo Elegjinë për shkrimtarin e mërguar nga e keqja, Ernest Koliqi, janë dhimbje për të gjithë dhe prapë si poet ai ka përkthyer Mesharin Romak dhe psalmet, etj, për të na dhënë dije më tepër.

Tani është jona puna e tij plot përkushtim për besimin dhe ruajtjen e traditave kombëtare, të lidhura me arritjet e kulturës perëndimore europiane dhe amerikane, ku dhe ai vetë në bashkësinë e shqiptarëve u bë besim, traditë dhe kulturë, kolonë për ardhmërinë.

Përulem përsëri,

?me dashuri

?Visar Zhiti

?Chicago, 8 dhjetor 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora