E merkure, 30.04.2025, 03:24 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Dita Botërore e Shkrimtarëve

E marte, 04.03.2025, 06:25 PM


DITA BOTËRORE E SHKRIMTARËVE

Festohet sot në 3 Mars.

“PEN Ndërkombëtar”

në vitin 1986 themeloi

Ditën Botërore  të Shkrimtarëve.

Nga Visar Zhiti

Unë isha në burg në atë kohë, i dënuar për shkrimet e mia dhe as që e dija se i ishte shtuar botës dhe kjo festë…

për të nderuar shkrimtarët kudo, “solidaritetin” e tyre, - sa fjalë e ftohtë! - bashkësinë… Dhe të shkrimtarëve shqiptarë? - do të pyesja atëhere.

Dhe do ta mësoja më pas që PEN është një organizatë ndërkombëtare që mbështet lirinë e shprehjes dhe të drejtën e shkrimtarëve për të shkruar pa censurë apo frikë nga persekutimi…

Ne dënoheshim dhe me ndihmën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Gjithsesi kjo ditë shërben gjithashtu dhe për të theksuar rëndësinë e letërsisë në shoqëri, - vazhdoj të lexoj, - si dhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik për çështjet që prekin shkrimtarët, veçanërisht ata që përballen me shtypjen apo censurën e dënimet.

Shkrimtari është dhe misionar, shpirtëror më shumë, dhe patjetër që për atë s’është vetëm vuajtja e të shkruarit. Ka dhe vuajtje të tjera. Prapë të shkruarit është dhe liri, madje dhe lumturi, do të thosha.

Jo gjithmonë shkrimtari përfton sigurinë, mirëqenien a mbrojtjen e shtetit, përkundrazi.

Mbase kjo varet nga raportet që vendosim me të vërtetën.

Gjej që në fletoret e tij Dostojevski shkruante mbi ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e madhe që ka shkrimtari mbi vete, dhimbjen për fatet e popullit të tij dhe të njerëzimit në tërësi.

“…letërsia nuk mund t'ia lejojë vetes të mbetet e patrazuar dhe mënjanëse. Kusht themelor për artin dhe artistin është që të mos heqë dorë kurrë nga e vërteta: menjëherë kur artisti shtrëngohet t'i sjellë shpinën të vërtetës, automatikisht bie poshtë talenti i tij”. (Përkthim i A. B.)

E qartë!

Por po aq sa shkrimtarëve, dua t’u

uroj sot lexuesve, sa më shumë

të vërteta me art nëpër libra!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx