E merkure, 30.04.2025, 03:27 AM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Masakra e Reçakut

E enjte, 16.01.2025, 07:58 PM


MASAKRA E REÇAKUT…

ME ATË QË LAJMËROI BOTËN,

QË TË MOS KISHTE MË MASAKRA!

Nga Visar Zhiti

Ndodhi 26 vjet më parë, në natën e 15 janarit 1999, akt makabër i militarëve serbë… u vranë 45 civilë shqiptarë…

Ai që lajmëroi botën për ngjarjen më tragjike të luftës në Kosovë dhe që shënjoi kthesen në ndërhyrjen ndërkombëtare për çlirim, ishte ambasadori amerikan, z. William Walker.

Shkoi vetë atje, e pa, u trondit dhe i shqetësuar tha: “Krim kundër njerëzimit...”

Po përgjakej populli në Kosovë, po luftonte UÇK e tij, por do të ndërhynte NATO me SHBA në krye për t’i dhënë fund katastrofës njerëzore, u bë lufta e parë morale për të drejtat e njeriut, për të drejtat e një populli…

Të kujtosh do të thotë dhe të shohesh më larg në të ardhmen.

E kemi takuar Ambasadorin Walker, na shikonte ashtu siç i sheh ai shqiptarët, me një dhembshuri të thellë, mbase i dukeshim si ata që i kanë shpëtuar një masakre, bënë foto me atë, në njërën jemi në Festën tonë Kombëtare në Detroit, bashkë me poetin Dritëro Agolli e vumë në mes ambasarorin Walker dhe më pas në Washington, Eda ime, unë dhe ai prapë në mes. Më ka hedhur dorën mbi supe…

Dora e tij, - kam shkruar, - më dukej si dora e Amerikës…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx