| E enjte, 16.01.2025, 07:58 PM |
MASAKRA E REÇAKUT…
ME
ATË QË LAJMËROI BOTËN,
QË
TË MOS KISHTE MË MASAKRA!
Nga
Visar Zhiti
Ndodhi
26 vjet më parë, në natën e 15 janarit 1999, akt makabër i militarëve serbë… u
vranë 45 civilë shqiptarë…
Ai
që lajmëroi botën për ngjarjen më tragjike të luftës në Kosovë dhe që shënjoi
kthesen në ndërhyrjen ndërkombëtare për çlirim, ishte ambasadori amerikan, z.
William Walker.
Shkoi
vetë atje, e pa, u trondit dhe i shqetësuar tha: “Krim kundër njerëzimit...”
Po
përgjakej populli në Kosovë, po luftonte UÇK e tij, por do të ndërhynte NATO me
SHBA në krye për t’i dhënë fund katastrofës njerëzore, u bë lufta e parë morale
për të drejtat e njeriut, për të drejtat e një populli…
Të
kujtosh do të thotë dhe të shohesh më larg në të ardhmen.
E
kemi takuar Ambasadorin Walker, na shikonte ashtu siç i sheh ai shqiptarët, me
një dhembshuri të thellë, mbase i dukeshim si ata që i kanë shpëtuar një
masakre, bënë foto me atë, në njërën jemi në Festën tonë Kombëtare në Detroit,
bashkë me poetin Dritëro Agolli e vumë në mes ambasarorin Walker dhe më pas në
Washington, Eda ime, unë dhe ai prapë në mes. Më ka hedhur dorën mbi supe…
Dora
e tij, - kam shkruar, - më dukej si dora e Amerikës…