E premte, 25.07.2025, 08:57 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Festa Kërçovare na mblodhi sërish në Chicago

E diele, 11.05.2025, 06:51 PM


USKANA 2025

Festa Kërçovare na mblodhi sërish

në Chicago si në një sofër të madhe

të vendlindjes. Ishim nga të gjitha trevat shqiptare. Lule dhe drita

dhe flamujt shqiptarë e të SHBA-së, këngë dhe valle dhe gëzimi

i të gjithëve: fëmijët.

Nga Visar Zhiti

Mbremja filloi me himnet kombëtare, atë të Amerikës, ku kërçovarët janë qytetarë të nderuar në atdheun e ri, ku punojnë e kanë arritje kudo dhe me pas himnin shqiptar, të atdheut të të parëve, për të cilin kanë mall të përhershëm, shkojnë shpesh e ndërtojnë…

Prandaj dhe shoqata e tyre e madhe dhe në Illinois quhet “Uskana”, -  emri antik ilir i qytetit të sotëm të Kërçovës.

“Uskana” - po bisedonim me mikun tonë, Taipin, - përmendet nga historiani romak Titus Livius për luftërat e mbretit ilir Perseu i Maqedonisë kundër romakëve në shekullin II para Krishtit. Uskana ishte një qytet i fortifikuar dhe me rëndësi strategjike në rajonin e Dardanisë dhe Pellagonisë, etj.

Po sot Shoqata “Uskana” është e fortë, organizon një sërë veprimtarish kulturore në ruajtje të vlerave të përbashkëta identitare, lojëra sportive, mbrëmje muzikore, etj, forcon lidhjet mes diasporës shqiptare dhe vendlindjes.

E ruan gjuhen amë si pasuri të shenjtë.

Uskana jep dhe bursa për studentë: në vitin 2024, falë bujarisë së anëtarëve dhe sponsorëve, shoqata arriti të shpërndajë $23,500 në bursat për studentë në SHBA dhe në Kërçovë, duke ndihmuar në arsimimin dhe zhvillimin e tyre profesional, - flasin oratorët në podiumin e festës. Përshëndet kryetari. - Shoqata jep  ndihma për familjet në nevojë, - më tregojnë, - dhe mbështet projekte të ndryshme në zhvillimin e Kërçovës së tyre.

Uskanasit janë pranë njëri-tjetrin me besën e lashtë shqiptare.

Dhe tani po festojnë. Dinë të presin dhe të jenë miq. Bashkë me Taipin takohemi me miq të tjerë kërçovarë, me familjarët, me Dr. Xhabirin e Dr. Luanin, me Ing. Ilirin, me Edonin nga Presheva , me drejtuesin e radios dhe televizionit lokal shqip, Rizain nga Ulqini, me korçarin Michael nga Wisconsin, me amerikanin Anthoni, etj, ja, dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmiri, i ftuar nga larg për festen. Por asgje s’është larg, kur do dhe punon…

Gjëmon muzika, këngetarë nga Prishtina dhe rapsodë nga Zvicra, recitime shqip nga fëmijët e mrekullueshëm.

Bëhen foto gjithandej me gotat e verës në dorë… unë po u mar ca imazhe miqve nga Albumet e Festës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx