E premte, 25.07.2025, 11:37 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Bardi modern i dhimbjes lindi në Kosovë

Na merr malli për poetin Ali Podrimja, lexojmë poezitë e tij, aty është dhe datëlindja e tij, jo vetëm sot, çdo ditë, është zëri i tij.Bardi modern i eposit shqiptar të shekullit  XX, kështu më është dukur. Shfletoj libra të tij, mbyshem me frymë dhe me kushtrime të brendshme...

Visar Zhiti: Dr. Lutfi Alia - Shen Nënë Tereza

E shfletova dhe sot. 17 gushti është zanafillë mrekullie në jetën e saj, 75 vjet më parë veshi sarin e bardhë si pastërtia e shpirtit, anëve vijat blu në ngjyrën e petkave të Zonjês së Bekuar. Si e mbuluar me Qiell nisi një jetë t? re, u bë Nënë Tereza, që do të shpallej shenjtore…

Visar Zhiti: Nga balta te yjet

Musine Kokalari po luftonte me armë të tjera, me libra. Dhe kundër sundimit më të rëndë, injorancës. E cila tek gratë shumëfishohej e bëhej në heshtje më kërcënuese. Gruaja shqiptare ishte mbyllur brenda mureve të një fanatizmi barbar. Mona Liza shqiptare ishte me shami në kokë...

Visar Zhiti: Në Gjirin Baltik kujtoj Havzi Nelën

Dallgë të turbullta, gri, ja ashtu  si flokët e mi.Fryn erë e fortë në ngjyrën e dallgëve.Mesditë e shqetësuarqë më ndjell largësive? drejt Finlandës,po ku është Helsinki,ku fshihet kështu pas këtij shiuqë ngjan me shiun tim  të burgosur?Po kjo pulëbardhë...

Visar Zhiti: E ç'do të themi për Kasem Trebeshinën?

Kështu kisha pyetur një ditë pas datëlindjes së tij të 85-të, që s’e kishin kujtuar fare, edhe pse shkrimtar me njohje dhe i burgosur që i përflitej disidenca dhe rebelimi zëmërak?Pse kjo mëri e ndërsjellte me të? Edhe tani që bëhen 6 vjet që s’është më?Rrallë ndodh të ketë një marrëdhënie të tillë plot...

Visar Zhiti: Kur shkruajta për poezinë e Halil Matoshit

E pranova me dëshirë kërkesën që të shkruaja diçka për poezinë e poetit Halil Matoshi, që e çmoj vërtet dhe e ndjej vëllazërisht - kështu më ndodh me poetët e Kosovës, - pra, dua të them se e bëra rekomandimin, që do t’i shërbente botueses Donika Dabishevci, që do të konkuronte në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë për subvencionim...

Visar Zhiti: Sa bukur!

…erdhën njerëz të bukur në Bibliotekën e bukur në Downers Grove, Chicago. Salla e bukur, me ato radhët e gjata me karrige, që nga pianoja e deri te dera në fund, po mbushej me shpejtësi dhe, teksa uleshin, vazhdonin bisedat me njëri-tjetrin. Po bëhemi Shqipëri dhe këtu, e madhe në zemër, ja, kemi shqiptarë të Shqipërisë, nga Kosova...

Visar Zhiti: Po vjen një Gjergj i ri për të djathtën shqiptare

Për të zënë vendin bosh të kryetarit të asaj pjesë të ndarë të Partisë Demokratike, ndërkaq dhe zyrtare, hodhi kandidaturën e tij të beftë qytetari Gjergj Hani, anëtar i thjeshtë i saj, me premtimin për bashkim, për të ecur në rrugën e rimëkëmbjes të së Djathtës politike shqiptare, por dhe të Shqipërisë...

Visar Zhiti: Poezi të poetes së vrarë

Ukraina qëndron… Ajo po lufton, po lufton dhe me libra, me poezi, po fiton…Bota u trondit sërish, kur u vra nga bombardimet poetja dhe romancierja e re Victoria Amelina, dëshmitarja e sulmeve ruse. Mediat në Perëndim, në Itali, Francë, etj, e deri në SHBA e shpërndanë lajmin e kobshëm: po bombardohet poezia…

Visar Zhiti: Porosi që na vjen nga Pjetër Arbnori

- Një dukuri e veçantë: nga i burgosur politik në Kryeparlanentar, pastaj statujë te muri i Parlamentit  dhe pastaj… harrimi?… Në pritje të një thirrjeje… -Rikthimi i Pjetër Arbnorit në vendin ku punoi, në...

Visar Zhiti: Nxito për tek ylberi biblik

…befas dhe bukur na doli në krye të rrugës y.l.b.e.r.i… vërtet si një dhuratë hyjnore, thashë me vete, i parë që shikoja këtej kaq të guximshëm, ashtu elegant, një hark që hovte si një sorkadhe nga toka drejt reve, sa për të dërguar një porosi në Qiell dhe të merrte një tjetër për ne, tokësorët...

Visar Zhiti: Dy revoltat në dy burgjet politike

Në burgjet e diktaturës komuniste, në atë të Spaçit dhe më pas të Qafë-Barit ka patur dy revolta të burgosurish, rebelime kundër kushteve çnjerëzore në burg, por me thirrje të hapura kundër diktaturës dhe komunizmit. Të dyja revoltat, të vetmet në të gjitha burgjet politike të perandorisë komuniste ndodhën në muajin maj, në data të njëjta, 21 e 22,  e Spaçit në vitin 1973...

Visar Zhiti: Kubi i Brodskit dhe poezia e së shtunës

- Kur të ktheheni, ndalni në Ann Arbor dhe shikoni Kubin e Brodskit, - më tha miku im Lisandri.- E pse quhet ashtu? - pyeta.- Unë e quaj se Brodski aty bëri atë foton e tij aq shumë të njohur. Të gjithë studentët, pasi diplomohen, është ritual, dalin në fotografi te Kubi…

Visar Zhiti: Fustanella si agimet dhe zhguni si mbrëmjet

…kur ka datëlindjen një poet, - që jemi shumë që e duam shumë, - më duket se janë bashkë dhe datëlindjet e poetëve të tjerë, e vetë poezisë…Vërtet te Naimi ynë, me atë fytyrë atërore, shohim prijëtarin frymëzues. Dhe fjala jonë ka dritën brenda të qiririt metaforik që Ai ndezi...

Visar Zhiti: Të tejkalosh të gjitha vdekjet që të kanë dhënë

Sipas latinëve, janë dy vdekje për shkrimtarin, njëra ajo natyralja dhe tjetra ajo më pas, kur i vdes vepra, do të thosha prerë.Por për shkrimtarin shqiptar ka dhe vdekje të tjera të më përparshme, të mbrapshta, kur të vdesin pa vdekur, siç ndodhte kur sundonte Realizmi Socialist...

Visar Zhiti: Ilirjani, me librin në jetë, me jetën në libër

Ishte kohë kafkiane vërtet dhe Ilirjani guxonte, pa bujë, por hapur, vuajti, po nuk iu nënshtrua vuajtjeve dhe padrejtësive, madje iu përgjigj dhe vrazhdë… thashë “kohë kafkiane” se lidhet dhe me Franz Kafkën e ndaluar, kemi një ndodhi tonën ashtu, që dhe e kam shkruar...

Visar Zhiti: Pajtorja e Shqiptarëve

556 vjet më parënë 25 prill Pajtorja e Shqiptarëve,Zoja e Këshillit të Mirë,Fugurja iku nga kisha e saj në Shkodër, rrëzë kalasë së famshme të Rozafës dhe u vendos në Itali, në një kishë afêr Romës, në Genazzano…

Visar Zhiti: Poezia ime në Ukrainë dhe koha është me luftë

Nga qielli me luftë i Ukrainës, - e ndjeva kështu dhëmbshëm, - më erdhi online revista letrare “Kyiv”, numri më i ri i saj… Ma dërgonte poeti ukrainas, Dmytro Chystiak, shoqëruar me këtë copëz letër në anglisht:“I dashur Visar,?????????? Ju lutemi, gjeni këtu përkthimet e mia të poezisë suaj prekëse në gjuhën ukrainase në Revistën "Kyiv"...

Visar Zhiti: Me Presidenten e Kosovës

E dëshironim shumë takimin, ishte për ne më tepër se një takim i lartë, kishte nga simbolika dhe ëndrra. Arritja deri këtu i ngjante dhe një udhëtimi në kohë, në kujtesën historike, kishim lënë pas nga padrejtësitë shekullore, copëtimin dhe ndarjet, ferrin e luftës dhe të dënimeve, harrimet, kufirin… dhe kishim hapur si derën e shtëpisë...

Visar Zhiti: Nderim përherë Presidentit Rugova

Rugova u bë bëmatari i madh i së pamundurës, që mrekullisht po shkonte drejt zgjidhjes përfundimtare. Ai sikur kishte marrë bekimin e shenjtores tonë, Nënë Terezës. Kosova u bë e pavarur dhe u shpall Republikë. Shtatorja hijebukur e Presidentit Rugova u lartesua shesheve…




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx