Gani Mehmetaj: Vrasjet
-Ik sa më parë dhe sa më larg. Je në rrezik.-Pse?-Të kanë futur në listën e vdekjes. Ndërkaq ata që i fusin në listën e vdekjes, të gjallë nuk i lëshojnë.-Ku të shkoj more burrë? Unë atdhe tjetër nuk kam. Dikur ika në kurbet nga kërcënimet e okupatorit. Isha aq i rrëmbyer e naiv sa mendoja se të gjithë...


























