E shtune, 26.07.2025, 12:07 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Profili i një Shqiptaro-Amerikani - Anthony Stevens

E enjte, 24.07.2025, 06:57 PM


PROFILI I NJË SHQIPTARO-AMERIKANI TË HERSHËM:

ANTHONY STEVENS – NDIHMËS DHE KËSHILLTAR I HARRY FULTZ

Nga Frank Shkreli

Shqiptaro-Amerikani Anthony Stevens ka ndërruar jetë me 10 maj,1965. Unë nuk ia kam arrijtur ta njihja të ndjerin Stevens, por kam njohur familjen e tij pas ardhjes time në Amerikë në vitin 1970, sidomos birin e tij Bob Stevens dhe vajzën Marie Stevens (tani të ndjerë) – të dy këta kur i kam njohur fillimisht punonin pranë Departamentit Amerikan të Shtetit. Korriku më kujtoi historinë fillestare të asaj që njihej si Shkollla Teknike Amerikane “Harry Fultz” në vitin 1921 dhe mbylljen e saj nga Ahmet Zogu në korrik, 1933. Nuk dua të flas tani për vet Shkollën Teknike “Harry Fultz” në Shqipëri, Frank Shkreli: Me rastin e Ditës Humanitare Botërore kujtojmë humanistin e madh dhe mikun e Shqipërisë, amerikanin Dr. Harry T. Fultz | Gazeta Telegraf, pasi historia e saj e lavdishme dihet tanimë. Njihet roli historik që luajti Shkolla Teknike e Tiranës “Harry Fultz” -- një rol të rëndësishëm në edukimin e rinisë shqiptare të asaj kohe, me ndjenjën e atdhedashurisë, disiplinës, dashurisë për njëri tjetrin dhe respektit për punën. “Perpiqu ta bësh Shqipërinë një vend ku ia vlen të jetosh”, citohet të ketë thënë Harry Fultz në fillimet e veprimtarisë së asaj shkolle.  Por me këtë rast (Korrik 2025) dhe në lidhje me Shkollën Teknike “Harry Fultz”, desha të sjell në kujtim veprimtarinë e hershëme, në fillim të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, njërin prej shqiptaro-amerikanëve të parë të shekullit të kaluar – Anthony Stevens, në 60-vjetorin e kalimit të tij në amshim – i cili në një dokument të deklasifikuar thuhet se “Si ndihmës e këshilltar permanent, Fultzi ka patur nënshtetasin amerikan Anthony Stevens”.

Po kush ishte Anthony Stevens njëri prej të parëve shqiptaro-amerikan i angazhuar, në fillim të shekullit të kaluar, në zhvillimin e lidhjeve fillestare diplomatike shqiptaro-amerikane? Fatkeqësisht, unë nuk posedoj shumë të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe të tjerëve shqiptaro-amerikanë të fillim shekullit të kaluar, të angazhuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në vitet e para të marrëdhënieve dilpomatike shqiptaro-amerikane, vendosur me 1922. Por në rastin e Anthony Stevens ka disa të dhëna, jo aq të plota, por që japin të pakën një pasqyrë të kufizuar nga jeta dhe veprimtaria e Anthony Stevens-- në shtypin e komunitetit shqiptar në mërgim, si Shëjzat, Shqiptari ë Lirë dhe Jeta Katolike Shqiptare.

Sipas atyre të dhënave, Anthony Stevens me origjinë ishte Kosova, i lindur në Zym të Hasit të Prizrenit. Me familjen e tij ai ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1909. Në Amerikë ka filluar punën si nëpunës i Kryqit të Kuq Amerikan, për t’u kthyer në Shqipëri 10-vjet më vonë me 1919 deri në vitin 1924. Shqipëria e pas Luftës së parë Botërore ishte në gjëndje të mjeruar, nga çdo pikëpamje, sidomos gjëndja ekonomike ishte tepër e rëndë. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, si nëpunës i Kryqit të Kuq Amerikan, Anthony Stevens i shërebu me përkushtim misionit bamirës të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri duke ndihmuar bashkatdhetarët e vet me shpërndarjen e ndihmave humanitare, shërbime mjeksore, shpërndarje ilaçesh dhe ndihmash të llojlojshme aq të nevojshme për shqiptarët në atë kohë, e që ishte misioni i Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipërinë e pas Luftës së parë Botërore.  Bazuar në punën shembullore të tij në kuadër veprimtarisël së tij si nëpunës i Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri, por edhe si folës i gjuhës hqipe dhe anglishtes, Anthony Stevens i bashkohet Departamentit të Shtetit me 1922 – vit ky që edhe Harry Fultz mbërrin në Tiranë për të drejtuar Shkollën Teknike deri në vitin 1933. Siç duket Stevens është kthyer në Washington disa vite më vonë, për tu dërguar përsëri në Tiranë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara deri me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939.

Ndërkohë, Anthony Stevens tani si nëpunës Departamentit të Shtetit shërbente në Washington dhe dërgohej nga hera në herë në Ambasadën Ameikane në Romë. Pas Luftës së dytë Botërore, Anthony Stevens, gjithnjë si nëpunës i Departamentit të Shtetit ishte i angazhuar me fatin e Shqipërisë, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe me mërgatën shqiptare anti-komuniste që ishte larguar nga Shqipëria pas marrjes së pushtetit nga komunistët. Të vjetërit e komunitetit i kujtonin me mall e respekt për punën dhe përpjekjet e tija për të ndihmuar shqiptarët e mërguar, kundërshtarë të komunizmit të pas Luftës së II Botërore, ndërsa shërbente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Romë.

Shqiptaro-Amerikani Anthony Stevens dhe familja e tij, si nëpunës të Departamentit të Shtetit – djali i tij Bob Stevens dhe vajza Maria Stevens, edhe ata të punësuar pranë këtij enti diplomatik për dekada në Washington dhe në Evropë – kanë lënë pas një reputacion në komunitetin shqiptaro-amerikan që i ka dalluar ata si një familje patriotike shqiptare dhe amerikane. Revista e kohës, Shejzat, e ka cilësuar Anthony Stevens, me rastin e kalimit të tij në amshim, si një “Fytyrë tipike shqiptare.  Në zêmër ushqente kultin e bujarisë së lashtë e në frymën e kulluet të zakoneve tona mâ bujare, rriti në dhé të huej bij e bija. Sado që rrethanat e jetës e kishin hjedhë jashta tue e bâ me xânë vend në shërbim të nji shteti të huej, Ai kurr nuk u çvesh nga cilsitë e ndiesitë shqiptare dhe kudo e kurdo i u paraqit rasti, me fjalë e me vepra, mprojti e përkrahi Shqipninë… përvoja e dendun, rretha­nat e  jashtazakonshme nëpër të cilat iu përshkue jeta, e kishin pajisë me nji urti e  mprehtësi të spikatun gjiykimi.  Prej gojës së Tij rridhte fjala paqtuese, këshillat  për bashkim, nxitja m’u përdorë për çlirim e naltësim të Shqipnisë. Tue u ndâ prej  nesh Ai lên nji zbrazti të madhe sepse, burra të mbrujtun me tharmet mâ fisnike  arbnore, pak mbeten tashmâ”.

Jeta dhe veprimtaria e Anthony Stevens – si nëpunës i Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri në fillim të shekullit të kaluar, bashkpunimi i tij ingusht me të madhin dhe të paharrueshmin mik të shqiptarëve Harry Fultz – tregojnë një shqiptaro-amerikan i cili nuk ka pushuar kurrë së punuari për miqëqenjen e popullit të vet, për ndriçimin e tij në idetë përparimtare pas 500-vjet otomanizëm dhe ideve demokratike pas vednosjes së diktaturës komuniste pas Luftës së dytë Botërore në Shqipëri. Si i tillë, Anthony Stevens (por edhe familja e tij diplomatike shqiptaro-amerikane në Amerikë) mund të renditet – me ata shqiptaro-amerikanë që janë dalluar gjatë dekadave -- me të drejtë dhe për merita të dalluara – në shërbim të ringjalljes së marrëdhënieve midis dy kombeve tona – atij amerikan dhe atij shqiptar.

Ish-Diplomati shqiptaro-amerikan, Anthony Steevens (1891-1965)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Pushteti absolut - korrupton absolutisht! Frank Shkreli: Martin Camaj dhe 'Shejzat' Frank Shkreli: Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! Frank Shkreli: Në Nju Jork do të nderohet Heroi i Kombit Isa Boletini Frank Shkreli: 12 qershor, 1987 – Thirrja në Berlin e Presidentit Reagan Frank Shkreli: Gëzuar Bajramin – Duke kujtuar Hafiz Ali Kraja – Nderi i fesë dhe krenaria e kombit Frank Shkreli: Sa për kështu, Gjergj Kastrioti më mirë mos të ‘shkojë’ në Ulqin! Frank Shkreli: Shqip do flitet, shqip do shkruhet edhe në Sanxhak! Frank Shkreli: Teksasi dënon komunizmin dhe kërkon mësimin e krimeve të tij në shkolla Frank Shkreli: Ernest Koliqi dhe Kosova Frank Shkreli: As edhe një kurorë me lule për Gjergj Kastriotin, në ditëlindjen e tij! Frank Shkreli: Kryqtari i Fundit, Gjergj Kastrioti - Skendërbeu Frank Shkreli: Ndërroi jetë Aleksandëri i Shqiptarëve Frank Shkreli: Shkoi në amshim ''Papa i Shqiptarëve'' Frank Shkreli: “Reçak – Historia e një Krimi Lufte” e Ambasadorit William G. Walker, promovim në Vatrën e Nolit dhe të Konicës Frank Shkreli: I paharrueshmi Sami Repishti! Frank Shkreli: Faik Konica në 150-vjetorin e lindjes - Aktualiteti i fjalëve të tija përballë realitetit të sotëm politik Frank Shkreli: Ndërroi jetë Ahmet Qeriqi, kryeredaktor i Radios "Kosova e Lirë" Frank Shkreli: Ernest Koliqi për Faik Konicën në 150-vjetorin e lindjes Frank Shkreli: Republika e Kosovës nderon Imzot Simon Filipajn

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx