Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë!
E premte, 04.07.2025, 06:59 PM
HAPPY 4-TH OF JULY, 2025, AMERICA!
Nga
Frank Shkreli
Të
nderuar miq --ju uroj të gjithëve 4 Korrikun! Amerika sot po feston
249-vjetorin e Pavarësisë të lirisë e demokracisë — në përgatitje për të
festuar vitin që vjen 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të
Bashkuara. Presidenti Ronald Reagan ka
paralajmëruar bashkatdhetarët e tij kur ishte gjallë se "Liria nuk është kurrë më larg se një brez nga
zhdukja...": "Freedom is never more than one generation away from
extinction. We didn't pass it to our children in the bloodstream. It must be
fought for, protected, and handed on for them to do the same, or one day we
will spend our sunset years telling our children and our children's children
what it was once like in the United States where men were free." Sa me vend ky paralajmërim i Presidentit Ronald
Reagan.
50-vjet
më parë, si student i ardhur rishtas në këtë vend në Nju Jork, si refugjat
politik jam përballuar me një frymë
socialiste-komuniste në bankat e shkollës
— një frymë që promovohej nga profesorët e mi. Merreni me mend, si
student i arratisur nga komunizmi, i ardhur në Amerikë në vitin 1970 për të
gëzuar lirinë e demokracinë amerikane--
të dëgjoja lavde dhe merita të komunizmit e socializmit, si alternativa
për demokracinë amerikane. Në atë kohë u mundova të shpjegoja përvojën time nën
komunizëm me disa shkrime modeste dhe argumente të cilët qendrojnë edhe sot e
kësaj dite, si më poshtë. Nuk e di nëse sot 50-vjet më vonë është një përputhje
rasti a po një përsëritje e historisë.
Por
për fat të keq, ja ku jemi sot, në 249-vjetorin (në prak të 250-vjetorit) të
Pavarërsisë së Shteteve të Bashkuara — një kërcënim tjetër ndaj lirisë dhe
demokracisë amerikane. Në qytetin më të madh të Amerikës — në Nju Jork —
qëndrën kryesore të kapitalizmit dhe të financave në botë — ngre kryet e
shëmtuar një kandidat për kryetar bashkie që haptazi e deklaron veten
socialist-demokrat, i cili fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate
amerikane kohët e fundit --duke promovuar qendërime politike radikale që nëse
fiton në zgjedhjet e përgjithëshme në nëntor, politikat e tija të prononcuara,
do të shkatërrojnë qytetin e Nju Jorkut, nga ai që e njohim sot. Kemi të bëjmë
me një të ri 33-vjeçar i pa përvojë politiko-ekonomike — një djalosh i lindur
në Ugandën e Idi Aminit — Kasapit të Ugandës — i quajtur Zohran Mamdani,
"soscialist-demokrat", që disa e quajnë komunist e që është bërë
shtetas amerikan vetëm 7 vite më parë. Siç duket një gënjeshtar i pa identitet
— që sipas gazetës Nju Jork Tajms në të kaluarën, herë është deklaruar me
origjinë indiane e herë si zezak e herë të tjera afrikano-amerikan. Faji,
natyrisht, është i votuesve të Partisë Demokrate në Nju Jork që votuan për një
socialist, plani i të cilit është të falimentojë, financiarisht, Nju Jorkun me
politikat e tija socialisto-komuniste.
Edhe
amerikanët — përfshir shqiptaro-amerikanët -- duhet të zgjohen — në këtë ditë
të Pavarësisë — dhe të dëgjonë fjalët e Ronald Reaganit se, "Liria nuk
është kurrë më larg se një brez nga zhdukja..." — Gëzuar Ditën e
Pavarësisë — Ditën e Lirisë e të Demokracisë!