E premte, 21.03.2025, 05:55 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ernest Koliqi për Faik Konicën në 150-vjetorin e lindjes

E premte, 07.03.2025, 06:59 PM


ERNEST KOLIQI PËR FAIK KONICËN NË 150-VJETORIN E LINDJES

- NJERIU DHE ARTISTI-

THIRRJE PËR BASHKIM

Nga Frank Shkreli

“Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë.” (Faik Konica)

Marsi është muaji i Faik Konicës! 15 Marsi, 2025, shënon 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës. Ndërsa numri i parë i revistës së tij të famshme “Albania” ka filluar botimin me 25 Mars, 1897 në Bruksel – një revistë mujore me përmbajtje politike, letrare dhe kulturore -- vërtetë një tribunë mendimesh politike dhe historike nga më të dalluarit e elitës kombëtare shqiptare të kohës. Për 12 vjet, që vazhdoi së botuari, “Albania” përfshinte, përveç gjuhës shqipe, artikuj edhe në frëngjisht e turqisht.

Në një shkrim përkujtimor në revistën e tij “Shejzat” (No 5-8, 1967), Ernest Koliqi, vlerson zotësitë e Faik Konicës dhe kontributet e tija në lëmi të ndryshme të veprimtarisë së tij, pore dhe disa të meta:

“Ndonëse nuk la nji vepër organike që të pasqyronte pregatitjen e rrallë ditunore dhe vêtitë e shqueme  artistike me të  cilat  e  pajisi  natyra, prap  se  prap,    letrat shqipe  emni  i  tij  mbetet  si ai  i  nji  stilisti  plot hijeshi, i  nji  magjistari    shkrimit.  Me gjuhën tonë ende në fazën e parë të lavrimit, ai dijti me i u afrue    shprehje  shkrimtarvet  mâ të  përmendun  frengë,  për  zgjedhësi  (élégance) e  ligjirim  fjolluer”.  Duke shtuar se Konica, “Fjalinë e lakon me mjeshtri të  pashoqe,  mendimin e ndryn në nji  gëlvozhë a lëvozhgë gastarje,  periudhën e gjallnon  me  nji  dèll  muzikuer  tërhjekës tue  u  dhurue  fjalëve      zakonshme  nji  theksim     ri  pa  dalë  kurrkund  nga  hullija  e  rythmit    natyrshëm  idiomatik    shqipes. I thjeshtë e i hollë, i  lëvizun e i  qartë, styli i tij  shtjellohet  herë plot andje e gaz,  herë  plot  sarkazëm   e  maraz,  këtu  i  urtë  e  i  këthiellët, aty papritmas idhnak e sulmues, gjithëkund  veç  i  mbajtun  në nji  rrafsh të lum artistik  pa    rrekun (sans effort),  por vijanoz burues  me  hir të  vetvetishëm. Për të kuptue e çmue si e sa duhet  këtë shkrimtar    pikatun  qi solli    përdorim     shqipes  struktura  trajtash   kejèt    kullueta e të zgjedhuna  edhe  la  mbas  vetes    gjuhën  t onë  letrare  gjurmë    për-ditë    tepër  bien    sÿ,  lypet    dallojmë    ‘tê  njeriun  nga  artisti”.

Ernest Koliqi e cilëson Faik Konicën si një njeri “me të meta shumë të mëdha por  dhe artist  me  vërtyte të  jashtazakonshme. Por kadalë... Artisti me lumninë e  magjisterit  të vet  shpesh  herë  shtie    punë  edhe    mbetat  e  njeriut,    cilat   nepër spastrim  të flakës  së artit  shërbejnë me i dhanë  stylit  at  nâmë    vecantë e  at  fuqi  njimtuese (séduisante)    përbân cilsinë  kryesore    shkrimeve  konicjane.  E meta ma në shêj e njeriut ishte  nji  mburrje  diku  e  haptë, diku  e  mbulueme  për  zânafillën  aristokratike”, të tij, është shprehur Koliqi.

Asdreni e Mihal Grameno  e  paditën  si  mprojtës  anakronik  i oxhakizmës  e  i parësisë, shkruan ai dhe përemend tjera të meta, si “buzëhollë,  e i  pakënaqun,  i nji natyrë grindavece    cilës i u shtonte  nji  paqindrueshmëni  e  çmeritëshme    mendime  dhe  nji prirje  idhnake  qi  shpërthente me  mujshi  (prépotence)    pafrêshm e, tue kapërcye çdo cak jo vetëm t'arsyes e t ’urtisë  por edhe    dêjsisë  e të  njerzisë.  Në polemika, Konica i  prénte  drût  shkurt”, ka theksuar Koliqi.

Por nga ana tjetër, Koliqi ka shkruar se Konica ishte i vetdijshëm i  cilësive të veçanta që posedonte ai vet.  Ai ishte i paisur, shton ai, me cilësi që kishte marrë e zhvilluar në shkollimet më heret në Kolegjin Saverjan    Shkodrës,    vonë    Stambollë e    fund    Francë. “Ky grumbullim i jashtazakonshëm  prirjesh e  studimesh e vênte Faikun    nji  numër Shqiptarësh    ndritun  e    dijshëm  që aso  kohe mund    numrohej    gishtat  e  nji  dore”.  Ai ishte i vetdijshëm, shkruan Koliqi për Konicën, se “Rrjedhimi aristokratik e naltonte atë mbi  turmën; vêtitë  gjeniale  natyrore  dhe  kultura  e naltojshin atë  mbi  aristokratë;  nji  shije  artistike,  mrekullisht  e  hollueme anames  përvojës    gjallë  e  banesës    giatë    qendrat      njoftuna të  qytetnisë  perendimore,  e  shqueishin  disi  edhe  ndër  ata  tre  o  katër shembra    mund  i  rrijshin  për  krah    botën  shqiptare.  E vërteta âsht    Faiku    polem ikat  e  ndezta    veta,  shfrente mëninë  e  vet    thellë  sidomos  kundra  vogëlsinave  shpirtnore    shembtojnë  jetën,  kundra  mendes    madhe  të ’injorantave,  ngushtësisë  mendore    gjysmakve,  verbënisë    fanatikvet, e  guximit    shpërdoruesavet të  patrjotizmit”, thekson Ernest Koliqi në shkrimin e tij mbi Konicën botuar në vitin 1967. Duke sjellur një citim zemrimi të Konicës: “Té mos kisha  nisur  flet'én  (vafté  n'è  djall!)  s do té humhja koh'én   t’ime t’u mésonj gomarëve ç'është liria. Dy muaj janë qé u nis kjo puné,dhe    tani  jam  i lodhur  nga  shkaku  i  gomarëve.  Më mirë té  shesé pleh  njeriu  se té  nisje  puné  pér  Shqipétarét.  Jané  nj'a  50 Shqipétaré qé  kuptojnë  ç’është  liria”.   Por megjithkëse, për Konicën, “rrebet i vijnë e shkojnë”, ai vazhdon botimin e revistës “Albania” për gjithsejt 12 vjet (1897-1909).

Por megjithse, ndonjiherë  kalêmi  i  rrëshqiste  dhe  me  zêmër    frÿt vërvitej  kundra  ndoj  atdhetari    ndershëm  dhe cenonte  ndoj  vlerë të  njimendët  shqiptare, shprehet Ernest Koliqi për Konicën, ai e mbron atë duke theksuar se cilido të jetë gjikimi për Faik Konicën, si njeri me të meta, “kurrnji grimë ai gjikim nuk ia zvoglon vlerën e tij artistike”, as kontributet e tija të mëdha.

Në artikullin e tij, Ernest Koliqi e lartëson Faik Konicën si një, “Mjeshtër të pashoq”, i cili qëndron veças  si  zêjtar i  shkrimit    i shëndrron  fjalët    djamanta,  e thurë me  ta shëndriza (joyaux)  vezullore.” Ndërsa Koliqi vlerson revistën “Albania” të Konicës si e para revistë, “e përkohëshme “shqiptare, ku Toskë e Gegë edhe  Arbreshë,  e Shqiptarë    kolonive    Kajros  e  të Bukureshtit  e    viseve  të tjera,  shfaqën  mendimet  e veta  pa  ndryshim  besimesh e krahinash.  Mbetet si palestër vërtè kombtare, pasqyrë e të gjitha  rrymbave  mendore  e  shoqnore”, ka vlersuar Ernest Koliqi revistën “Albania” të Konicës, Ndërsa ka shkruar se në numrin e parë të revistës, kuptohet  qellimi  i  dyfishtë    donte    ndjeki me  botimin e “Albania-s”: “t’ ua   tregoië  Shqiptarve  udhën  e shelbimit politik e qytetnuer  dhe  t ’i  a  bâjë    njoftun    huejvet  vêtitë  shpirtnore ma  te  zgjedhuna    gjakut  arbnuer.”

Në kujtimin e tij për Faik Konicën dhe revistën “Albania”, Koliqika shkruar se në  “ numër,  herë  me shprehje    buta,  herë  me    qortues, plot  kumbime  zemrake,  porositen  Shqiptarët  me  i  lânë  m 'anesh ndasinat m'u  bashkue. Sipas Koliqit, nxitja për bashkim midis shqiptarëve,  përsritet  “orë e ças si leit-motiv  gjatë  dymbë¬dhetë  vjetve    jetës    përkohëshmes, “Albania”.

Thirrja e Faik Konicës: “Bashkim, bashkim!  M’e madhja nevojë për    Shqipétarét sot  për sot  është  bashkimi.  Pa bashkim nuk vetemi, kurr  s’kemi  për    vajtur  përpara,  por  as  do  të na  quajnë  komb  bota. Na duhen shkolla      mësojmë  djemt  tanè dhe t’u  zbukurohet  mendja,      bëhen  njerëz,  dhe  njerez    vërtetë; na  duhen  udhëra      lehtësohet  tregëria  dhe  vobësia    pakësohet, shkurt,  kemi  nevojë    qytetërohemi  dhe    si    tjerét  popuj.  Po me se kërkohen  shkollat,  si  bëhen  udhërat,  si  arrihet  qytetëria?  Kur të mblidhemi  gjithë Shqipétarét  dhe  t’i  kërkojmë  me  urtësi;  me  bashkim, vetëm  me  bashkim…“Bashkim ç’do me  thënë?” sipas Konicës.   “…Shqipétarë, rrojmé  té gjithé në  Shqipéri,  dhe  pérdorim  gjithé  njé  gjuhë.  Dhe Shqi¬pëtarët e mençur  e    urté    kuptojnë  két  gjé,  kanë  detyré  t’u  japin té  tjeré  Shqipétarvet  t’a  kuptojnë  dhe  ata... Le    nisim  pra    sot,  gjithékujt  sa  i  mundet,  kété  bashkimin aqé    miré  pér  pérparimin  tonë.  Té duhemi    gjithé  si  véllezèr;  té mos  kursejmé  as  vojtje  as    holla  pér    mbjellë  dashurinë  midis bijve    Shqipérisé.”

Mesazh më të bukur nuk ka, sot për sot, për shqiptarët në Shqipëri e Kosovë dhe anë e mbanë trojeve autoktone në Ballkanin Përendimor, në këtë 150-vjetor të lindjes së të madhit Faik Konica.  Bashkim! Bashkim midis shqiptarëve për shpëtim, porosit sot Faik Konica.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Republika e Kosovës nderon Imzot Simon Filipajn Frank Shkreli: Nderim i veçantë për Nënë Terezën në Nju Jork Frank Shkreli: Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Frank Shkreli: Ndërroi jetë Nikolin Kurti – Nipi i të Lumturit Dom Shtjefën Kurti Frank Shkreli: Ndërsa në Washington kujtohen Martirët e Komunizmit, politikani britanik jep mesazhin e tij në Shkodër Frank Shkreli: 'Reçak - Historia e një Krimi Lufte' Frank Shkreli: Marco Rubio, kryediplomati i ri i Shteteve të Bashkuara Frank Shkreli: Një kujtim personal me rastin e 50-vjetorit të shkuarjes në amshim të Ernest Koliqit Frank Shkreli: Presidenti Xhimi Karter, Papa Gjon Pali dhe të drejtat e njeriut në botë Frank Shkreli: At Gjergj Fishta për rolin e Shtypit të Lirë Frank Shkreli: Ago Agaj - 'Kosovari nga Vlora' Frank Shkreli: Kongresi i Shteteve të Bashkuara – Jo ndikimit komunist në shkollat amerikane! Frank Shkreli: 'Porosia e Kullës' së Dr. Pashko Camaj Frank Shkreli: Po me malësorë, ç’kini Frank Shkreli: Përmendorja e Gjergj Kastriotit në Tuz Frank Shkreli: Pushofsh në Paqe Profesor Sami Repishti Frank Shkreli: Lumnohen në Shkodër At Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli Frank Shkreli: 35 vjet nga Shembja e Murit të Berlinit – ‘Mbajeni Lart Lirinë’ Frank Shkreli: Senatori Republikan Antikomunist Marco Rubio në krye të diplomacisë amerikane? Frank Shkreli: Shën Nënë Tereza simbol i marrëdhënieve miqësore midis shqiptarëve dhe kroatëve

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx