E premte, 08.08.2025, 10:20 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Vendin tonë e kërcënon mendësia e bandave institicionale

E merkure, 06.08.2025, 06:55 PM


Ndue Ukaj:

Vendin tonë, nuk e kërcënon e as nuk e cenon askush më shumë se mendësia e bandave institicionale, tipike të llojit duambabistë, që e kanë futë vendin tonë nën sanksione dhe nuk çajnë kokën për këtë, dhe për çdo dështim, me tejqyra në duar, kërkojnë armiq kudo jashtë. Dhe kur bëhen sikur e gjejnë një, eksitohen, dalin në publik dhe e shfaqin vullgaritetin patriotik.

Ju, faqezinj, e keni futë vendin tonë në njëlloj anarkie të përçudme politike e juridike, prandaj, kot kukurisni e kërkoni fajtorë. Ju jeni e keqja e këtij vendi, fajtorët për këtë çmendurie, për çka keni dhënë prova pafund e për çka do t’ju mbajë mend historia.

Ju keni rrënuar urat e Kosovës me botën dhe në mënyrën me neveritëse shtireni se po ndërotni ura patriotike në Mitrovicë.

Ju keni konsoliduar një diktaturë të frikshme të injorancës dhe i keni mbyllë portat e dialogut.

Është fatkeqësi ama po duket se historia për ne, po përsëritet, dhe atë në formën ma tragjike të mundshme:  ju po jepni prova se jeni armiqtë më të mëdhenj të këtij vendi, e keni asfikësuar demokracinë dhe keni krijuar barriera të tmerrshme mes vendit tonë e botës, duke ia pamundësuar njeriut të këtij vendi të përfitojë prej të mirave të demokracisë dhe qytetërimit demokratik.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx