Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Tymnaja primitive politike
E enjte, 13.02.2025, 07:55 PM
Ndue Ukaj:
Janë
do shqiptarë që manifestojnë ndjesi sensuale kur flasin për politikë e
politikanë dhe si nxënës të këqij të historisë, nuk i dëgjojnë këshillat e të
mençurve që thonë, “mos bini në dashuri me politikanët.”
Faik
Konica, përpara një shekulli i këshillonte shqiptarët të shëroheshin nga
dashuria për individin, sepse, vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i
kontribuonin asaj.
Pas
një shekulli, mendimet e Konicës, tingëllojnë krejt aktuale, si të ishin
shkruar sot, në këtë tymnajën tonë primitive politike, ku turmat e madhërojnë
një person dhe bien të këmbët e tij, si para një të shenjti
Mjerisht,
shumica prej atyre që me afsh shkruajnë e komentojnë, duket se i shohin
shkronjat, ama nuk kuptojnë asgjë për çka flasin e çka komentojnë. Kjo vlen
sidomos për ata që me tejqyra e shikojnë Kosovën prej vendeve tjera dhe
turfullojnë plot vnerë.
Ky
zjarri patriotik, që u ndez për interesa elektorale, nuk ka lidhje me
patriotizmin dhe nuk i shërben vendit tonë. Është zjarr ku mund të digjen idealet
tona, pas të cilit mbetet vetëm shkrumi e mjerimi.