Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kosova në fund të vitit 2024
E marte, 31.12.2024, 07:54 PM
Kosova
në fund të vitit 2024
Nga
Ndue Ukaj
Albin
Kurti në fund të një viti tepër të rëndë për Kosovën, flet si njeri i
përhumbur, kurse gjuha e tij ka tipare tautologjike, të një njeriu që në
katandisje të madhe, flet për mrekulli, në terr të madh, flet për dritë, në një
kohë izolimi të plotë, flet për hapje, në një kohë zymtësie e stagnimi të
frikshëm, flet për përparim e rritje marramendëse ekonomike.
Pra, Kurtit i duhet një dozë e realitetetit, dhe këtë, tashmë duket qartë që ai nuk ka ku ta merr në taborrin e tij të mbushur me palaço e budallenj, që janë të gatshëm të psikasin "fluturon gomari", sa herë iu thotë i pari kështu.
Kurse
dialogun e mendimin ndryshe, ai nuk e njeh, gjë të cilën e shpërfaq me
arrogancë, prandaj, përditë shpall armiq dhe ata që kanë sadopak njohuri për
fenomenin e ideologjive ekstremiste, e kuptojnë lehtësisht dëshirën e tij të
vërtetë politike.
Intervistat
e tij të këtij fundviti, pra, tregojnë një njeri të përhumbur, një njeri që nuk
ka lidhje me realitetin, një njeri që pos vizionit për pushtet e propagandë
shtetërore, nuk ka vizion tjetër, prandaj me arrogancë e shpërfill çdo fakt.
Dhe
më tragjikja, mendimet e qëndrimet e tij, janë në kundërshti me frymën e
demokracisë perëndimore e nuk kanë lidhje me tolerancën, solidaritetin e
mendimin alternativ.
Pra,
ligjërimi i tij i cekët ka tiparet e qarta të një njeriu që do pushtet absolut,
rreshtim në një drejtim, për të vendosë gjoja drejtësi absolute, sipas modeleve
të mirënjohura autoritare.
E
drejtësia absolute, kur predikohet prej politike, me afsh e urrejtje ndaj
mendimet ndryehe, është padrejtësi absolute, që shkreton një shoqëri.
Kurti
vetëlavdërohet dhe nuk çan kokën për të vërtetën, sepse, ai ka krijuar një
indiferencë të frikshme kundrejt të vërtetës, nuk njeh konceptin fajit, të
pendimit e as të përgjegjësisë, prandaj për secilin dështim ka një sërë
justifikimesh nga më vullgaret: fajin e ka opozita, mediat, Gjykata
Kushtetuese, sekretari amerikan naiv, dreqi e i biri, por kurrë ai e as qeveria
e tij e stërmbushur me afera e injorancë. Ai e predikon veten si të pagabueshëm
e të panjollë, nën kombët e së cilit i sheh të përulen të gjithë.
Vendi
ynë ka nevojë për demokraci perëndimore si për diell, ujë e ajër, prandaj, në
këtë fundvit, urojmë që të mbarojë epoka e dokrrave patriotike dhe e egërsisë
politike, në mënyrë që vendi t'i kthehet normalitetit.
Sepse,
një vend nën sanksione të Amerikës e të Europës, është një vend jonormal, me
anomali të shumta, të cilat duhet të shërohen e jo të mirëmbahen.
Sepse,
sa herë në trojet tona mungon perëndimi, ka tragjedi e tharje të jetës, për çka
kemi argumente pafund.