E hene, 20.01.2025, 06:58 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Budallalleku, pjesë e mendësisë sonë udhëheqëse

E merkure, 18.09.2024, 05:55 PM


Ndue Ukaj:

Që serbët janë do budallenj politikë që janë të detyruar të bëjnë zgjedhjen e gabuar, e pohon shkrimtari serb Charles Simiç, dhe këtë fakt e ka treguar historia dhe për këtë Sebria është bombarduar, por që vjen puna e ky budallallak bëhet pjesë e mendësisë sonë udhëheqëse, kjo është përtej mundësisë për ta kuptuar.

Ne, as në vitet e 90-ta, kur nuk kishim asgjë, nuk kemi folë për Serbinë sa flasim sot, kur Kosova, ka fatin e mrekulleshëm, të jetë pjesë e aleancës më të fortë ushtatake në botë, të prirë nga Amerika e vendet më demokratike të botës.

Ka disa vite, që në Kosovë, ka ra një dergjë ideologjike e udhëheqësia jonë mendjeshkretë, flet pareshtur, çdo ditë, për Serbinë e udhëheqësit e saj të këqij karshi vendit tonë.

Dhe si do don kishotë, këta çirren, natë e ditë  e provojnë t'i tregojnë botës sa të këqij janë udhëheqësit serbë, kush është Rusia ama tash e katër vjet nuk kanë treguar asnjë grimë sa të mirë janë ata.

Ama kanë treguar epsh joperëndimor.

Ky është mjerim i pashpjegueshëm, një katandisje e rëndë, të cilën pakkush do të mundë ta kishte imagjunuar.

Kosova është e bekuar që ka partnerë forcat më parparimtare të botës, kurse ata që nuk besojnë në vlerat e këtyre forcave dhe bëjnë politikë kryeneçe, në emër të do dokrrave patriotike, janë mjerana që e mjelin lopën politike, për pushtet e sundim politik.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora