Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Lulet
E hene, 22.01.2024, 07:24 PM
Ndue Ukaj
Lulet
Lulet
janë e kundërta e egërsisë.
Të
zbutin,
me
rrëfimin madhështor,
ta
davaritin vetminë,
trishtimin.
Ato
kanë gjuhë, tinguj e duar të gjata,
me
të cilat përqafojnë hidhërimin,
mposhtin
dëshpërimin.
Parfumi
i tyre të deh
dhe
të bën ëndërrimtar.
Ato
i ndukim vetëm për raste të veçanta:
një
buqetë për nusen kur vë kurorë
ose
për një banket madhështor.
Ato
kurrë s’i ndukim prej kopshtit
për
gjëra të kota.
Lulet
janë tunduese dhe predikojnë gjëra të bukura.
Ato
s’e njohin gjuhën e llahtarisë,
as
të dashurive të mallkuara.
Kur
je në kopshtin e tyre,
përpara
rrafshohen kodrat e pamundësisë.
Lulet
s’kanë frikë nga terri,
stuhitë,
vetmia,
duart
e pabesa.
Ato
edhe kur i godet stuhia,
ose
duart e pabesa,
s’ndërrojnë
trajtë,
lule
mbesin.