Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: PISA është pasqyrë e shoqërisë sonë
E merkure, 06.12.2023, 08:50 PM
Ndue Ukaj:
PISA
është pasqyrë e shoqërisë sonë, por nuk e tregon krejt pisllëkun ku jemi zhytë.
Kosova
ëshë shumë më keq seç paraqitet në vlerësimet e PISA-s dhe këtë fakt s’ka
nevojë t'na thotë askush.
Këtë
fakt e kemi të gdhendur dhe atë me shkronja të zeza në krejt organizmin tonë
shoqëror.
Duke
filluar nga politike, në krye të së cilës janë ulë do udhëheqës injorantë dhe
arrogantë.
Pastaj
te shkolla, ku forma ka rëndësi më shumë se përmbajtja e ku nxënësit e kanë zor
të shkruajnë një fjali në gjuhën shqip.
Për
të vazhduar pastaj me tekstet shkollore që janë me plot shkarje logjike e
pedagogjike dhe me një gjuhë që s' ka të bëjë asgjë me koncepte pedagogjike.
Me
këto standarde minimale, shoqëri normale zor bëhemi.
Këto
standarde na kanë kthyer në shoqëri të çorientuar, ku cektësia e budallaku kanë
lidhë asociacionn ma të rrezikshëm që po vepron hovshëm kundër të ardhmes së
vendit tonë.
Thjesht,
ne jemi kthyer krengulthi dhe me këtë raport kaq negativ që kemi me arsimin,
kulturën e librin, ne të atdhmen do të rritet veç një gjë: mjerimi dhe
dëshpërimi.