E shtune, 05.10.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kurti, besnik i dogmës së tij ideologjike

E premte, 13.10.2023, 07:56 PM


Ndue Ukaj:

Ata që kuptojnë sadopak në tema politike e kulturore, e këta mjerisht janë të paktë në rrethet tona ku gëlojnë halldupët e çon peshë tifozëria politike, e kuptojnë se kryeministri i Kosovës nuk është i vërtetë as kur shtiret sikur e përqafon patriotizmin kombëtar e as kur bëhet sikur po e mbron republikën, të cilën e ka izoluar duke e goditë vazhdimisht.

Pretendimet ekskluziviste dhe asbolute kundrejt patriotizmit politik dhe të vërtetës, janë dëshmia e parë e kësaj të vërtete të madhe.

Një njeri që beson se është zot i së vërtetës absolute është një përson që përbën kërcënim për një shoqëri normale, - ky është një mësim që dihet tash e sa kohë.

Po, një person i tillë përbën kërcënim për një shoqëri që aspirion të formohet dhe të jetojë sipas parimit të vlerave demokratike perëndimore.

Kurti përgjatë gjithë kohës sa është angazhuar në diskursin publik, i ka qëndruar besnik vetëm dogmës së tij ideologjike, lëvozhgën e së cilës e mbështjell herë me flamurin lara -lara e herë me atë kuqezi.

Në fakt, thelbi është dogma e proletariatit, intgritetin e së cilës e mbron me fanatizëm.

Një kryeministër që shkelmon këdo që s' është në linjë me të, që s' ka asnjë aleat, që është nën sanskione të perëndimit- s' ka sesi të jetë kryeministër i mirë.

Pretendimet e tij ekskluzive e absolute janë kërcënime seriozet që i bëhen politikës e rrjedhimisht krejt të ardhmës sonë.

Ne kukurisim kot, por armiqët më të mëdhenj të prapambetjes sonë, janë përçamja e brendshme, dalldia politike, arroganca e paaftësia për të zhvilluar vendin, pra ata s'janë përtej kufijve tanë, por brenda, gjë të cilën e kanë thënë qëmoti të mençurit si Konica e plot të tjerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora