E merkure, 11.12.2024, 11:55 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Paçavuret ideologjike të Albin Kurtit gëlltiten si veprime patriotike

E enjte, 29.06.2023, 06:58 PM


Ndue Ukaj:

Nuk më brengos fakti pse Albin Kurti është nguju në kullën e tij të shëmtuar ideologjike që kundërmon dhe prej aty po tenton ta ngujojë e ngulfat krejt Kosovën, por më brengos fakti pse paçavuret e tij ideologjike - gëlltiten si mendime politike dhe veprimet e tij të pastra kundër interesave vitale të Kosovës - gëlltiten si veprime patriotike.

Që Kurti është zhytë thellësisht në mendësi qeverisëse jo perëndimore- këtë e ka të qartë secili që ka një grimë mend, pos disa mendjeve të paajrosura e të shkrumuara nga mendësitë antiperëndimiore.

Qeveria e Kosovës e ka zgjedhë rrugën ma negative  për të "ndihmuar" ligjshmërinë, sovranitetin dhe vlerat demokratike të Kosovës- dhe kjo është një e vërtrtë kobzeze për vendin tonë.

Sepse, ekziston një e vërtetë: kudo në botë ku zotëron fryma perëndimore, ka mirëqenie, ligjshmëri, siguri e sovranitet dhe kudo s'ka vlera perëndimore, ka trullosje, pasiguri, anakri, autoritarizma, pabarazi, varfëri - dhe ikje drejt perëndimit.

Atëherë, pse gjithë ky epsh qeveritar me tërheqë Kosovën larg perëndimit?

Përgjigja është e thjeshtë: janë rrjedhjojë e  deduksioneve antiperëndimore që gjithmonë kanë penguar rrjedhat kombëtare, por s'ia kanë dalë ta ndalin krejtësisht udhën perëndimore të shqiptarëve.

Në vallen e sotme antiperëndimorë ngjeshën e përpjekën neoosmanët e neokomunistët e flakët që përçurrën prej gëzimit kur përbuzet identiteti europian i shqiptarëve, shahet Kastrioti e Bogdani, Kadare e Rugova...

Pra, këta mjeranë, krejt këtë fushatë e bëjnë duke i përdorë do shprehje e formula të gatashme që as s'i njohin e as s'i kuptojnë, siç bëjnë duke shpërdoruar Gjergj Fishtën, atdhetarin e europianin e pashembullt.

Prandaj, po e përsëris: Qeveria e Kosovës dhe krejt sejmenët e saj, sepse qartësisht duket se Kurti s' ka bashkëpunëtorë pos ndjekës - s' janë duke e mbrojtë Kosovën prej Serbisë, por afshëm po punojnë me largu Kosovën prej ndikimit të perëndimit, ndoshta për faktin se i tmerron kjo kulturë e madhe dhe ndihen bubrreca.

Prej kësaj drame, ne kemi me dalë me dëme të hatashme ekonomike, politike dhe parasegjitahsh kulturore.

Por, dijeni, perëndimit s' mund t'i bëjmë gjë, vetvetes po,  krijojmë gropa të zeza dhe biem në to, pastaj mund të dalim vetëm duke na kapë dorën përsëri perëndimorët dhe breznitë e reja do ta shohin çfarë tutkunash i kanë pasë paraardhësit dhe do t'u duhet kohë për të dalë prej mjerimit.

E kjo qeveri po lë prapa shumë mjerim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora