E enjte, 18.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Paudhësia jonë politike është duke i shtangë miqtë tanë

E premte, 11.11.2022, 09:04 PM


Ndue Ukaj:

Amerika dhe perëndimi kur ishte nevoja e gjetën një ilaç për të ndalë gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe na çliruan.

Amerika dhe perëndimi e kanë gjetë ilaçin edhe për t' na bërë shtet e shoqëri politike në vitin 2008.

Amerika dhe perëndimi i kanë çelë të gjitha rrugët ndërkombëtare të vendit tonë.

Por sot, Amerika dhe perëndimi duket se e kanë të vështirë të gjejnë një ilaç për t' i kuruar anomalitë tona të brendshme, për t' na shëruar nga paranojat dhe mësimet e këqija politike që kanë formuar një pjesë bukur të madhe të shqiptarëve.

Këto paranoja - e di që s' na pëlqen t' i përmendim-  janë pjellë e tradhëgismisë osmane e komuniste dhe shumë shqiptarë mjerisht e kanë thellë në zemër urrejtën për atë çka është dhe çka përfaqëson perëndimi.

Dhe sot paudhësia jonë politike është duke i shtangë miqtë tanë.

Kjo paudhësi është duke i trishtuar shqiptarët që s' kanë formim e bindje anti perëndimore.

Sepse drejtimi që ka marrë shteti ynë është fort i rrezikshëm.

Mosbesimi ynë politik është duke rrezikuar të krijojë një realitet të ri politik dhe ky realitet mund të

jetë heshtë në zemrën e interesave tona.

Afërsisht para një shekulli kumbonte e pabesueshme klithma e eruditit Faik Konica, kur shprehej me pezëm se, armiku më i madh i shqiptarëve mbetej vetvetja. Nga perspektiva e sotme, kjo klithmë tingëllon fatale.

Sot, duke i parë sjellet foshnjore të Kosovës karshi botës që na ka dhënë gjithçka, liri e shtet, na ka nxjerrë nga balta e kampet,  më duket se po, amriku më i madh i përparimit tonë është ulë kambëkryq mes nesh, e injoranca e thellë politike po e shpërfaq ftyrën e saj të vrazhdë.

__________

Testamenti i Zef Pllumit që me pak fjalë i shpjegon arsyet pse s’jemi në Europë dhe pse jemi kështu si jemi:

" ...edhe prandaj menimi jem ishte e asht edhe sot, qi pa iu nrrue  truni ketij popullit - e truni nrrohet në shkolla kryesisht -  a në shkolla - dhe pa u formue nji çetë intelektualësh me pikëpamje perëNdimore na nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë.”

__________

Miq dhe lexues,

Shtëpia Botuese Onufri këto ditë boton librin tim më të ri me poezi, Retë prej drite.

Çdo vepër e re letrare është gëzim dhe shqetësim i madh për krijuesin e saj.

Ai gëzohet se lindi një botë e tij dhe shqetësohet për fatin e saj në kohë e rrethana të reja kur ajo krijon raport me lexuesin, ata që thuhet se ndonjëherë e shkruajnë gjysmën e veprës.

Me këtë rast, u jam mirënjohës shkrimtarëve Visar Zhiti e Stefan Çapaliku për fjalët që kanë thënë rreth poezisë sime.

U jam mirënjohës pafund Bujar e Enxhi Hudhrit për punën dhe kujdesin që kanë ndaj letërsisë shqipe dhe veprës sime.

U jam mirënjohës lexuesve që janë pjesa më e bukur e jetës së një shkrimtari.

Unë besoj vërtet te poezia dhe forca që ka ajo për të bërë dritë në kohë të errëta dhe për të qenë shprehje e shpresës në kohë të trishta.

Poeti i madh amerikan Walt Whitman me të drejtë kërkon prej nesh si lexues e poetë që kurrë të mos pushojmë së besuari se fjalët e poezisë mund ta ndryshojnë vërtet botën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora