E premte, 19.04.2024, 07:57 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Me Amerikën dhe Unionin Europian edhe këtë sfidë e kalojmë

E merkure, 24.08.2022, 06:59 PM


Ndue Ukaj:

Fjalët e Christopher Hillit dhe shtetit që përfaqëson ai s' janë opinione dosido të kafeneve të Prishtinës. As fjalë të tifozëve politikë që flasin me epsh për udhëheqësit e tyre. As mendime kuturu të rrjeteve sociale apo studiove televizive, ku shpeshherë mbretëron tallavaja. Ato janë fjalë të një dipomati të rryer që ka kryer detyra të mëdha në dobi të lirisë dhe shtetit të Kosovës, prandaj duhet lexuar me shumë kujdes. Syçelun dhe të zhveshun krejtësisht nga ideologjitë verbuese, të llojit "bar do hamë..."

Me parulla, retorikë bajate dhe boshe s' arrihet asku dhe asgjë.

Me parulla s' shënohet asnjë progres për shtetin e Kosovës dhe këtë gjë me gjasë tashmë e ka kuptuar edhe tifozi më fanatik politik.

Kosova e sotme i ka rrënjët te raportet me Amerikën dhe ata që dëmtojnë apo shpërfillin këto raporte i bëjnë dëmin më të madh Kosovës.

Secili njeri racional e di mirë se çdo marrëveshje që afrohet nga Amerika është më e mirë sesa secila tentativë - gjoja patriotike - për ta sabotuar një të tillë.

Kosova, deri me sot, të gjitha betejat me Serbinë i ka fituar dhe s' ka asnjë arsye të sillet e frustruar.

Me Amerikën dhe Unionin Europian edhe këtë sfidë e kalojmë për merak. Pa ta, jemi kryengul dhe drejt humnerës politike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora