Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Krekosjet janë kulturë e mjerë politike
E enjte, 24.03.2022, 09:27 PM
Ndue Ukaj:
Një
kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje publike për rezultate të mëdha,
arritje të jashtëzakonshme e parulla tjera të këtij lloji, ai veç rezultate dhe
vepra të vërteta nuk ka. Ai fshihet
prapa propagandës si armë e fuqishme e pushteteve demagogjike.
Kjo
mendësi është e njohur: spektaklet dhe propagandën di t'i bëjë ma së miri.
Pra,
krekosjet janë kulturë e mjerë politike e atyre që justifikohen për punët që s'
i kanë bërë ose që s' dinë t'i bëjnë.
Nuk
ka vend në Europë ku kryeministrat lavdërohen sa në vendin tonë dhe e vërteta
është se ne jemi më keq se kudo në kontinent dhe gjasat për këndellje as që
duken në horizont.
Vlerat
politike të një klase politike lidhen me punët e vërteta që ata bëjnë në kohën
reale kur ushtrojnë pushtet dhe jo me dokrra e të kaluara, çfarëdo qofshin ato.
Udhëheqësit
që bëjnë punë të vërteta dhe që janë të vërtetë, nuk bëjnë ekskursione politike
në histori dhe as nuk krekosen për të kaluarën, as për punët e përditshme,
sepse ata e dinë se punët e vërteta e çajnë çdo errësirë informacioni dhe
propagande.
Si
duket mendësia virtuale është rrënjosë aq shumë në mendësinë e qeverisë sonë
dhe ata vlerat politike dhe punët e vërteta i matin me like në rrjetet sociale.
Kjo
logjikë i eksiton turmat dhe tufën e militantëve, të cilat si zakonisht në
histori, të dielën të presin me lule e të premten të gjuajnë me gurë, por
vendit i sjell mjerim.
E
vërteta është se Kosova sot ka qeverinë më të izoluar në kontinent dhe kjo
është skajshmërisht e rrezikshme.