Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova na ktheu dinjitetin dhe lirinë
E diele, 03.10.2021, 08:00 PM
Ndue Ukaj:
Ata
që flasin me ndjesi gati sensuale për udhëheqësin natyrshëm çdo veprim të tij e
duartrokasin dhe për të janë në gjendje të hedhin baltë në secilin që e
kundërshton.
Të
tillët të ekzaltuar udhëheqësit i quajnë edhe të ditur e profetë. Në fakt, këta
soj udhëheqësish krejt historinë e tyre "diturore" e kanë me do
ushtrime bajate retorike, të cilat turmat e eksituara i kanë kthyer në bibël
politike.
Të
thuash se dinjiteti i vendit ka mbetë në targa të automjeteve dhe në anën tjetër
të mos brengosësh se qeveria jote i ka thënë Jo Amerikës, kjo domethënë se
kriza përbrenda grupimit tënd ideologjik ka kaluar në metastazë.
Nejse,
koeficienti i inteligjencës sonë politike historikisht ka qenë i mjerë. Shumë i
mjerë. Pa shkollë autentike kombëtare e me politikan që kanë qenë kusarë të
mirë - thoshte Eqrem Bej Vlora, të tillët më shumë u shërbyejnë ideologjive,
interesave të kundërshtarëve e armiqve sesa vetes.
Duhet
ta them edhe një gjë: Falë një njeriu të urtë, të ditur e fort të mençur, siç
ishte Ibrahim Rugova, në vitet e 90- ta, na u kthye dinjiteti dhe fituam liri e
bëmë shtet, por tani këtë dinjitet po e nëpërkëmbim zi e më zi, jo tjerët por
vetë ne, duke përbuzë aleatët që na shpëtuan, mashtrimin duke e quajtë politikë
dhe duke fjetë në ideologji të qelbura.
Kulturën
e naltë politike e kemi rrafshuar baras me ambiciet të çoroditura.
Ata
që kanë bërë ca ushtrime ideologjike me siguri e dinë mirë ku janë rrënjët e
kësaj rrëmuje shpirtërore.
_______
Të
refuzosh gazpërçuesin amerikan, në kushtet e sotme globale, qartësisht
domethënë t' i hapësh rrugë gazit rus dhe kështu me vetëdije t' i shërbesh
gjeostrategjisë ruse dhe ambicieve të saj.
E
shqiptarët racionalë e të këndellur prej kllapisë orientale - komuniste e dinë
mirë se për ta sa herë janë mbyllë portat e perëndimit, janë hapë portat e
ferrit.
Prandaj
si i tillë, ky vendimi i Qeverisë së Kosovës shpërfaq hapur një anomalie
serioze, një çrregullim serioz, sepse tregon ç' mendësi e rrezikshme marksiste
e drejton vendin tonë.