Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Entuziazmi i turmave
E enjte, 22.07.2021, 07:09 PM
Entuziazmi i turmave
Nga
Ndue Ukaj
Entuziazmi
i turmave kurrë s' ka qenë e as s' do të jetë i shëndetshëm për shoqërinë
njerëzore dhe as për demokracinë.
Ky
entuziazëm u shërben vetëm udhëheqësve egoistë, të cilët me çdo kush duan të
fitojnë atë që Milan Kundera e quan pavdekësi ose ngarendja për të hyrë më çdo
kusht në tempullin e famës. Dhe turmat përdoren vetëm për këtë qëllim, sepse
ato hapin dyert për liderë të pjerdhur, i vendosin në buste, në frone të larta,
por edhe i pështyjnë dhe i gjuajnë me gurë.
Historia
tregon se ky tempull nuk i hap dyert lehtë për udhëheqës të çfarëdoshëm,
sterilë në mendje e që llomotitin parulla, por është i rezervuar për ata me
vyrtyte të larta e fisnike.
Ky
tempull, pra, u përket atye mendjeve
kreative që botës i japin vlera fisnike dhe e pasurojnë njerëzimin me vlera të
reja. Jo atyre që llomotitin dhe u nënshtrohen kriterit të turmave.
Entuziazmi
i turmave sjell në fron mendësinë e turmave.
Shoqëritë
e brishta e pa traditë, si kjo e jona, më së paku kanë nevojë për teste të
tilla.
Prandaj
një udhëheqës i mençur dhe që e do të vërtetën kurrë s' bën politikë për t' i
përndezë turmat e militantët e verbuar.
Sepse
dihet: turmat janë të gatshme për herë që të shërbejnë me zell dhe të
stimulojnë dashurinë për liderin dhe atë pa kurrfarë kriteri.