Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kulti i individit
E marte, 06.04.2021, 07:41 PM
Ndue Ukaj:
Faik
Konica përpara një shekulli i këshillonte shqiptarët të shëroheshin nga
dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmonin Shqipërinë dhe i
kontribuonin asaj.
Çuditërisht,
pas një shekulli, në Kosovë, ku politika është në një stad të mjerë të
zhvillimit, janë bërë bashkë politikanë demagogë, plot epigonë e militantë të
rrjeteve sociale dhe natë e ditë po i mësojnë shqiptarët si ta duan individin,
pra të krijojnë kultin e individit të barasvlefshëm me shpëtimtarin.
Kjo
dalldi tregon sa thellë është shtrirë injoranca mes nesh.
Po
ashtu, kjo dalldi tregon se përballë pushtetit si dukuri, shoqëria jonë
rrallëherë e pëdorë termometrin moral, prandaj edhe pësimet i ka të mëdha e
shpeshherë tragjike.
Kjo
mund të jetë arsye e fortë pse të fundit u çliruam nga perandoria osmane, të
fundit nga përandoria e kuqe komuniste, të fundit jemi në peoceset
demokratike...dhe as këto ngjarje s' i bëmë vetë!
Hstoria
politike mëson se kulti i individit shoqërive iu sjell zhgënjim e mjerim dhe
aty ku rritet dashuria për politikën, aty vyshket jeta e njerëzve.
Njerëz,
historia e politikës sonë s' është fort e lavdishme që të dalldisemi.
Kurse
pushteti që juve po iu duket i ri është fort i vjetër, sepse s' ka ardhë si
rezultat i një ideje të re dhe rruga e ngritjes së tij është fort e
palavdishme, plot urrejtje, mllef, arrogancë e me figura të shkreta.
Kjo
duhet të jetë një arsye e fortë që së paku të mos dalldiseni kaq shumë.
Shkrimtari
Henrik Ibsen diku ka shkruar se shumica e ka gjithmonë gabim, pakica rrallë ka
të drejtë.