Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Parulla dhe premtime të gërditshme
E diele, 07.02.2021, 02:34 PM
Ndue Ukaj:
Ekstaza
me të cilën Vetëvendosja dhe argatët e saj po e stimulojnë dashurinë për
udhëheqësin shpëtimtar s' është e shëndetshme për demokracinë e as për rritjen
e mëtutjeshme të shtetit tonë.
Euforia
e tillë shërben për ta përdorë popullin si kompensim për mungesat e mëdha që ka
kjo organizatë, para së gjithash për mungesën e madhe të vizionit politik, të
cilin kjo parti e ka zëvendësuar me kauza të rreme, me parulla dhe urrejtje për
kundërshtarët politikë.
E
vërteta që mund të nxjerret nga ligjërimi politik i VV- së dhe nga veprimet e
saj është se ajo dëshiron revolucion dhe atë për t' ia përmbushë egon liderit
të madh dhe synimeve të tij për të zënë vend ballor në historinë e Kosovës.
Për
këtë arsye, ai ka përbuzë çdo ngjarje dhe çdo njeri që ka bërë histori, meqë
vetë s'ka qenë protagonist në to.
Kjo
organizatë ka arritë të përndezë një pjesë të shoqërisë sonë dhe të krijojë
eufori. Dhe këtë s'e ka bërë me vizion politik, por me parulla dhe premtime të
gërditshme të llojit se pas 14 shkurtit të githë do të jemi të barabartë.
E
vërteta ndërkaq që fshihet prapa këtyre parullave është pikërisht pabarazi.
Gjatë
viteve të shkuara, ne kemi dëgjuar dhe lexuar shpesherë se çka s'dëshiron
VV-ja, madje kemi parë edhe veprime radikale në këtë drejtim, por kurrë s' e
kemi kuptuar vërtet se çka dëshiron ajo, sepse një dëshirë të tillë s' e ka
shpaluar.
Për
mua, kjo është engimë e madhe që kamuflohet në emër të pseudobetejës për gjoja
shkapje të shtetit.