Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Humori që mbjell urrejtje
E shtune, 16.01.2021, 06:17 PM
Ndue Ukaj:
Katolikët,
mishi i derrit, shkijet dhe shoqëria e pjerdhur e tallava që reagon e gulçon
për çdo gjë dhe që bëhet e shurdhër dhe e vërbër në tema ku përbuzet bashkësia
katolike shqiptare, siç ngjet në një pjesë pseudo humori ndërmjet Naser Rafunës
dhe Sabri Fejzullahut.
Ka
disa ditë që qarkullon një pseudo humor që e ndotë edhe më shumë mjedisin tonë
social e kulturor dhe të cilën u nxita ta dëgjoja pasi më kërkuan disa miq.
T'
iu thëm të drejtën, ka vite që nuk e përcjell pseudo humorin që gëlon në
Kosovë, për shkak se është i rënduar nga banalitete, nga një gjuhë e përçartë
dhe nuk shquhet për kurrfarë bukurie artistike.
Por
tani kjo është çështje shije dhe nuk është temë e këtij reagimi. Madje edhe për
faktin se shijet e kultivuara përditë e më shumë i përkasin një pakice të vogël
në vendin tonë.
Por
të dalim te "humori" në fjalë.
Bëhet
fjalë për një "humor" tallava në të cilin ofendohen dhe përqeshen
rënd katolikët, madje deri në shkallë racizimi.
Duke
kaluar nëpër Shqipëri, këta të ashtuquajtur aktorë, shohin aty mbishkrime se
hahet mishi i gicit, pra derrit. Dhe aktorët përdorin fjalë e etiketa të rënda
kundër atyre që hanë mish derri.
Miq,
u trishtova.
Sepse
këtë gjuhë e këto etiketa fëmijët tanë i përjetojnë edhe në jetën reale dhe ky
nuk është veç humor, siç mund të pretendojë dikush kuturu. Prapa tij ka
etiketa. Dhe etiketat që u mvishen një grupi të caktuar shoqëror, janë forma e
parë prej ku ngjizet gjuha e urrejtjes, që pastaj kalon në forma tjera të egra
të fashizmit.
Miq,
u trishtova sepse ky soj humori mbjell mosdurim, urrejtje dhe edukon qindra e
mijëra të rinj me mendime negative për bashkëkombasit e tyre katolikë, por edhe
pjesën tjetër të botës.
Miq
u trishtova, sepse mendimet e tilla ka vite që na ndajnë nga perëndimi, me të
cilin vetë kemi qitë mure të pakalueshme, duke përdorë gjithfarë etiketash
kundër tyre.