E marte, 08.10.2024, 07:59 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Dalldia pas dhuratave turke, tash e sa mote, nuk na lë të bëhemi popull normal

E enjte, 07.01.2021, 03:42 PM


Shqipëria e jonë, në vend se të behet e zoja e t' u ndihmojë të tjerëve, meqë i ka të gjitha parakushtet për t' u bërë e tillë, ajo dalldiset deri në nivel gërdie nga disa dhurata të vockla që u jep baba sulltan, dhe përnjëherë bëhet bukëshkalë e pështyn krejt atë që Europa bën për të. Kjo dalldi tregon fytyrën tonë të vërtetë hipokrite dhe po ashtu e shpërfaq qartë se kriza më e madhe e kombit tonë është kriza identitare. Zgjohemi si entuziastë perëndimorë, jetojmë si orientalë  dhe biem në gjumë në ëndërra kozmopolite.

________

Entuziazmi i turmave kurrë s' ka qenë e as s' do të jetë i shëndetshëm për shoqërinë njerëzore e as për demokracinë.

Ky entuziazëm u shërben vetëm udhëheqësve egoistë, të cilët me çdo kush duan të fitojnë atë që Milan Kundera e quan pavdekësi ose ngarendja për të hyrë më çdo kusht në tempullin e famës. Dhe turmat përdoren vetëm për këtë qëllim, sepse ato hapin dyert për liderë të pjerdhur, i vendosin në buste, në frone të larta, por edhe i pështyjnë dhe i gjuajnë me gurë.

Historia tregon se ky tempull nuk i hap dyert lehtë për udhëheqës të çfarëdoshëm, sterilë në mendje e që llomotitin parulla, por është i rezervuar për ata me vyrtyte të larta e fisnike.

Ky tempull, pra, u përket atye  mendjeve kreative që botës i japin vlera fisnike dhe e pasurojnë njerëzimin me vlera të reja. Jo atyre që llomotitin dhe u nënshtrohen kriterit të turmave.

Entuziazmi i turmave sjell në fron mendësinë e turmave.

Shoqëritë e brishta e pa traditë, si kjo e jona, më së paku kanë nevojë për teste të tilla.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora