Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Marritë tona janë bërë të gërditshme
E premte, 30.10.2020, 03:21 PM
Ndue Ukaj:
Nuk
ka gjë të keqe të duash, të respketosh dhe të nderosh një komb tjetër, por të
bësh këso shfajqe turpi, në kohë theyerjesh të mëdha kulturore dhe me një
popull që rrallëherë në histori ka treguar respekt, nderim dhe dashuri për
kombin tonë, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull me ne.
Ç'
model politik përfaqëson sot Turqia erdoganiste që të meritojë respektin tonë
kaq të thellë?
Se
Turqia e sotme nuk është model as për truqit e llojit të Pamukut e shumë të
tjerëve si ai, që duan liri e dinjitet, kjo tashmë dihet botërisht.
Ne
përditë çirremi para dyerve të Europës me retorikë boshe e parulla, por
shfaqjet e tilla na heqin maskën dhe na tregojnë fytyrën e vërtetë. Po, sepse
edhe turqit e dinë se edhe me ta jemi hipokritë.
Marritë
tona janë bërë të gërditshme, të pafund
dhe këto po i "promovojmë" botërisht, duke e provuar përditë e më
shumë se hipokrizia jonë është e pafund.
Dhe ky fakt ka filluar tanimë të kuptohet kudo.
Dhe
më tragjikja, shfaqjet e tilla, janë përpjekje qyqare për të treguar se i "duam" të tjerët, pa e dashur
vetveten.