E marte, 05.11.2024, 09:21 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Viva Amerika!

E shtune, 04.07.2020, 06:06 PM


Ndue Ukaj:

Të gjithë ata që e duan vërtet Kosovën dhe jo një aksh lider a parti, duhet t' i blatohen dashurisë për Amerikën, pa dyzime dhe kamuflime.

Kështu tregohemi të pjekur dhe kështu e duam atdhuen tonë, sepse, siç thoshte Ibrahim Rugova, "Pavarësia e Amerikës është simbol i pavarësise dhe lirisë për të gjithë popujt mbi tokë."

Po ashtu, të gjithë ata që e duan atdhuen, duhet t' u thonë JO të madhe përçartjjeve kundër Shtëpisë së Bardhë, sepse ato janë ide të kamufluara antiperëndimore, të dëmshme e të rrezikshme për shëndetin kombëtar.

Amerika dhe perëndimi e kanë mbajtë në piedeatalin më të lartë aleancën me popullin shqiptar, ndaj është detyrë morale që edhe ne ta valvisim flamurin amerikan dhe ta vlerësojmë me mirënjohje e respekt këtë aleancë të shenjtë.

Zëdhënësit vullnetarë të ideve antiamerikane dhe antiperëndimore, për shkak të frustrimeve ose urrejtes së verbër, mjerisht janë bërë tok dhe tentojnë të hedhin hije të zeza dyshimi në raportet Amerikë - Kosovë, që domethenë në raportet Kosovë - perëndim.

Kjo është ideologji e tmerrshme dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme për të ardhmen tonë.

Sepse, të gjithë e dimë se pa Amerikën dhe perëndimin, fati ynë do të ishte shumë i trishtë.

Sivjet kemi parë gulçe dhe turfullime të neveritshme kundër Amerikës, që fakt, në substrat kanë deduksionet e gërditshme enveriste, shkollë kjo që shqiptarët ka për qëllim t' i mabjë larg perëndimit.

Sot dhe përgjithmonë, të hedhësh hije të zeza dyshimi në raportet mes perëndimit dhe shqiptarëve, do të thotë t'i bësh shërbimin më të keq atdheut dhe të ardhmes së tij.

Të kujtojmë se si komb, kemi përvoja të bollshme nga këto soj idesh e ideologjish, ndaj edhe jemi komb i përçarë, i fragmentuar dhe ndër më të varfërit në kontinent e më gjerë.

Amerika na ka dhënë krahë dhe këmbë.

Viva Amerika!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora