Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Legjitimimi i ligjërimit antiamerikan është i gërditshëm
E enjte, 05.03.2020, 07:33 PM
Ndue Ukaj:
Legjitimimi i ligjërimit antiamerikan është i gërditshëm.
Është pjellë e deduksioneve të mjera marksisto-envertite, që popullit shqiptar
i kanë shkaktuar tragjedi, vuajtje dhe prapambeturi pa fund.
Për Kosovën dhe shqiptarët, dje, sot dhe nesër, nuk ka
interes më të madh sesa ruajtja e raporteve me perëndimin.
Tjerat janë krejt broçkulla.
Legjitimimi i këtij diskursi është goditja më e rëndë kundër
interesave kombëtare.
__________
Kosovën e kanë dërmuar udhëheqësit kryeneçë dhe primitivë,
me fraza, retorikë boshe dhe dokrra patriotike.
Secili njeri racional e di mirë se për Kosovën e sotme dhe
të nesërme, nuk ka interes më të madh dhe më jetik sesa ruajtja e kultivimi
cilësor i raporteve me Amerikën dhe perëndimin.
Tjerat janë dokrra.
Pa Amerikën dhe perëndimin, shteti i Kosovës nuk mund të
ekzistojë.
Sepse, Kosova politike është krijesë e Amerikës dhe perëndimit.
Prandaj, lini gulçimat stalinisto - enveriste dhe mos
krijoni iluzione e kampe anti perëndimore.
Sepse, kështu i bëni shërbimin më të mirë Serbisë.
Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë humbur duke e dëgjuat
Amerikën dhe perëndimin. Përkundrazi, kanë fituar krejt çka kanë synuar.