Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Mendësia e Robit
E premte, 27.12.2019, 12:38 PM
Ndue
Ukaj:
Prej
kur shprehja e moçme "gjindja e shtëpisë" është zëvendësuar me
shprehjen "robt e shtëpisë" kombi shqiptar nuk ka pa dritë.
Kjo
mendësi e robit, mbizotëron kudo në jetën shqiptare dhe është një nga veset më
të liga, që nuk na lë të bashkohemi dhe të ecim me vetëdije kah progresi.
Vërtet,
mendësia e robit të shtëpisë, na ka shndërruar në komb të robëruar dhe të
prapambetur.
E
kur jemi çliruar prej të huajve, jemi robëruar nga vetvetja, sepse mendësia
"robt e shtëpisë" s' na ka lënë kurrë t' i marrim flatrat e lirisë
dhe t' i shijojmë frytet e saj.
Si
pasojë e kësaj mendësie, patriotizmi ynë vazhdon të mos jetë i kultivuar dhe i
motivuar prej interesave të përgjithshme, por patriotizëm impulsiv dhe
rrjedhojë e disa grupimeve rajonale, lokale, ideologjike, klanore, etj.
Ne
jemi çliruar, por ende nuk kemi arritë - siç thoshte Konica- t' i heqim
zinxhirët e robërisë së mendjes- ata pranga shpirti, që na kanë bërë vërtet rob
të mendësisë primitive.
Një
komb nuk lartësohet kurrë me urrejtje, por me dashuri. Dhe dashuria vjen vetëm
nga liria e plotë dhe jo nga mendësia e robit.