Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Shqiptarët janë mësuar me broçkullat e Rexhep Qosjes
E merkure, 06.11.2019, 09:56 PM
Shqiptarët janë mësuar tash e sa vite t’i dëgjojnë e t’i lexojnë broçkullat e përditësuara të Rexhep Qosjës, të cilat i mbllaçit në secilën stinë. Në thelb, ato janë të ngjashme: fletërrufe ku tregohet urrejtja kundër Ibrahim Rugovës
Nga
Ndue Ukaj
Fletërrufetë
e tij ndodh të kenë ndërruar formë, por jo përmbajtje: janë ballafaqim i
njeriut të mundur me atë që triumfoi mbi të, dhe mbi gjithë tjerët që u sillen
vërdallë tij.
Qosja
është intelektual tipik komunist dhe si gjithë soji, atij gjithmonë i është
dashtë të ketë një armik, për të ndërtuar kauza publike dhe njëkohësisht për
t’i fshehur paudhësitë e tij. E, kur nuk e ka patur një të tillë, e ka sajuar,
siç ka bërë me Ismail Kadarenë. Sepse, vetëm kështu ka mundur të jetë aktual.
Përndryshe, vepra e tij e mbushur me urrejtje, gulçe e mllef është refuzuar nga
lexuesit e mirë, që nuk ushqehen me broçkulla e mllef.
Si
rrjedhojë e kësaj mendësie komuniste, Qosja mbllaçitë dhe kështu në vazhdimësi
tregon sa shumë di të urren.
Kurse
në anën tjetër, Rugova, sa qe gjallë e aktiv, në kulturë dhe në politikë, ishte
ana e kundërt e tij: ai ishte tipiku i intelektualit të urtë perëndimor, që
ndërton dhe nuk rrënon, që mëson dhe përvetëson dije, ndaj edhe programi i tij
kulturor, letrar e politik, ishte ndërtues dhe jo rrënues. Dhe si i tillë,
Rugova u pranua nga bota shqiptare dhe ajo e emancipuara, perëndimorja.
Qosja
tash e sa vite vuan sepse Rugova i ka bërë hije të madhe, në fushën e letërsisë
dhe sidomos të politikës, dhe nuk mund të pajtohet me faktin se projekti
rugovian është realizuar.
Dhe
kjo është njëra nga arsyet pse ai tash e sa vite mundohet t’i bindë shqiptarët
me versionin e tij të urrejtës kundër Rugovës, version të cilin shqiptarët e
kanë hedhë qëmoti në koshin e plehurave.
Ai
vazhdon të bëjë luftë donkishotese, duke u munduar që ta shkatërrojë figurën e
Rugovës me përrallisje e lajme kuturu. Këtë s’ia ka dalë ta bëjë me vepra, ndaj
tash përpiqet ta bëjë me pamflete plot mllef.
Sot,
krejt çka mbajnë mend shqiptarët prej Qosjës, janë broçkullat e gërditshme,
prej të cilave lexuesit e mirë ndjejnë neveri.
Një
intelektual që i ka shërbyer me devotshmëri sistemit Jugosllav, por edhe atij
të Tiranës, nuk ka kreditë morale të bëjë deduksione morale.
Për
më tepër, kjo është e gërditshme!
Qosja,
me këto marrina që po i publikon, po tregon se në ç’ batak është katandisë.
E
fletërrufe në të vërtetë kanë status ditor ose treditorë, në të cilën kohë ai
përfiton vëmendjen e opinionit publik. E, Rugova e Kadare, me vepra madhore e
kanë fituar qëmoti përjetësinë në historinë e kulturës shqiptare.
Në
fakt, është për t’u dhimbsur një katandisje e tillë. Por duket se kjo është
krejt çka i ka mbetë të bëjë, pas dështimit të madh në politikë, kur populli i
Kosovës e largoi të turpëruar, ashtu siç ai vetë u largua pa tro dinjiteti në
kohën kur Kosova digjej.