Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Demagogët janë fatkeqësia më e madhe e një kombi
E enjte, 16.05.2019, 09:00 PM
Demagogët janë fatkeqësia më e madhe e një kombi
Nga
Ndue Ukaj
Udhëheqësit
e vërtetë, që kanë parime dhe janë të njerëzishëm, e orientojnë popullin e vet
drejt qëllimeve të përbashkëta dhe solidare, ndërkaq udhëheqësit e këqij dhe jo
të vërtetë, e trullosin popullin dhe ndikojnë që ai të fragmentohet, të humbë
besimi në drejtësi dhe në të mirat e përbashkëta, siç kanë bërë udhëheqësit
shqiptarë, të cilët qeverisin pa kurrfarë parimesh, nuk janë të vërtetë e as të
njerëzishëm.
Prandaj,
tani e sa vite, kemi parë udhëheqës që konvertohen brenda nate. Sa i sheh në
taborin komunist sa në atë antikomunist. Sa i sheh “dishepuj” të demokracisë
perëndimore sa “ithtarë” të tiranëve të lindjes; sa “europianë” të thekur sa
“lindorë” të devotshëm; sa duke e përbuzë një fe sa duke u lutur në atë fe. Të
tillët nuk janë të vërtetë në asnjë punë, sepse ata nuk besojnë në asnjë parim
dhe nuk udhëhiqen nga asnjë parim. Ata parim dhe qëllim kanë pushtetin. Të
tillët, me një fjalë janë demagogë dhe ata janë fatkeqësia më e madhe e një
kombi.
Një
shoqëri kurrë nuk mund të trulloset e të stërkeqet, nëse ajo në ballë të saj ka
elita të përgjegjshme, të vërtetë dhe që udhëhiqen mbi bazë të parimeve humane,
besojnë në të vërtetën, flasin me njerëzi dhe angazhohen në dobi të asaj çka
është res publica.