Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Turpi i Ministrisë së Arsimit
E marte, 24.12.2019, 04:00 PM
Turpi i Ministrisë së Arsimit
Nga
Ndue Ukaj
Ministria
e Arsimit e Kosovës, me një vendim të poshtër, ka bërë që fëmijët tanë -
ndoshta të vetmit në Europë - të mbajnë mësim edhe gjatë festave të
Krishtlindjes.
Nuk
e di kush e ka marrë këtë vendim dhe pak rëndësi ka kjo, por vendimi si i tillë
është i poshtër dhe idiot.
Ne
përditë çirremi përpara dyerve të Europës.
Përgjërohemi
dhe i thyejmë këmbët e gjunjët duke u përpjekur të hyjmë në të.
Nervozohemi
sa herë që nuk marrim lajme të mira prej saj, por veprimet tona, shpeshherë
janë krejtësisht jo europiane.
I
tillë është edhe vendimi për t’i detyruar fëmijët tanë që të shkojnë në shkollë
në kohën e Krishtlindjeve, kur krejt Europa pushon.
Me
siguri, vendimi i Ministri i Arsimit nuk është motivuar nga nevoja për të
mësuar apo për të rritë cilësinë në shkolla, sepse ne jemi në të gjitha
pikëpamjet më së keqi në Europë, por me dofarë idesh të marra, që tufa e
shkretanëve të politikës, nuk dinë as t’i gjykojnë e as arsyetojnë.
Vitin
e kaluar kam shkruar për këtë vendim dhe ministri më ka shkruar se do ta
shqyrtojë këtë çështje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhë.
Shkolla
duhet të përfundojë mësimin para 24 dhjetorit, siç ka qenë dikur dhe siç ndodh
kudo në Europën e qytetëruar, ku aspirojmë të integrohemi.
Sepse
Europa simbolikat i vlerëson shumë.
Prandaj
- e përsëris- është poshtërsi dhe vendim i lig që fëmijët tanë, të ndahen prej
fëmijëve europianë dhe prej mijëra fëmijëve shqiptarë që jetojnë nëpër Europë.