Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Kaosi dhe zhurma në rrugët tona
E shtune, 25.01.2020, 10:03 AM
Ndue
Ukaj:
Kaosi
dhe zhurma në rrugët tona, pasqyrojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe
primitivizmin e madh që mbretëron mes nesh. Dhe këtë e vëren gjithsecili që
ngas makinën ose ec rrugëve, ku sheh njerëz plot nerva dhe një atmosferë të
shëmtuar e krejtësisht kaotike.
Ne
e kemi gojën plot kritika kundër të tjerëve- sidomos kundër politikës - por
sapo vetë sprovohemi në çështje të etikës publike, bëhemi shkelës të çdo etike
e rregulli publik.
Kjo
mendësi pastaj bartet në çdo fushë të jetës publike.
Në
trafik, përditë e tregojmë mosedukatën tonë, tregojmë kush jemi, dhe me siguri,
për këtë s’ i ka fajet askush, përveç shpirtit tonë egoist, që s' çan kokën për
rend, rregull dhe interes të përbashkët.
Rrugët
tona janë imazhi ynë, ku shpërfaqet pakujdesia, kaosi dhe zhurma e çmendur që
mbretëron mes nesh.
Në
rrugët tona pak kush çan kokën për tjetrin. Po, sepse në rrugët tona, njeriu ndalet
ku të mundet, pa u interesuar fare ç' pengesa u shkakton të tjerëve, dhe, nëse
rastësisht i mbetet ndonjë qese plastike a copë bërllok, pa fije turpi e hedh
kudo që të mundet.
Një
perëndimor që vjen në Prishtinë dhe shëtit me veturë ose në këmbë - hiç më
shunë se një orë - e sheh të vërtetën e popullit tonë, varfërinë shpirtërore,
moskujdesin, dhe s' ka nevojë për asnjë informacion shtesë politik e
institucional, që të kuptojë sa vlejmë ne dhe sa kujdesmi për të mirën e
përgjithshme.
Pra,
e keqja në Kosovë s'është vetëm "privilegj" i elitës, i të njohurve
dhe pushtetarëve, ose i "atyre" të tjerëve, siç na pëlqen të
kukurisim, por e të githëve dhe mbretëron kudo mes nesh.