Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Duhet të ndërgjegjësohemi
E diele, 26.01.2020, 09:08 AM
Ndue Ukaj:
Unë
besoj që Amerika dhe perëndimi do të gjejnë ilaçin për t'i kuruar raportet tona
me Serbinë, ashtu siç e kanë e gjetur para dy dekadave, kur bombarduan Serbinë
dhe na çliruan; dhe siç bënë para 12 viteve kur na pavarësuan.
Ne
vetë nuk mund ta bëjmë një gjë të tilë dhe prej këtij iluzioni duhet të
çlirohemi sa më parë.
Ajo
çfarë kërkohet prej nesh është të gjejmë kurën për t' i shëruar veset dhe
sëmundjet e brendshme. Dhe këto nuk janë të pakta.
Duhet
të ndërgjegjësohemi se ilaçin për ta kuruar paaftësinë për të bërë shtet normal
dhe për të zhvilluar vendin, urrejtjen dhe mosmarrëveshjet ndërmjet nesh, s'ka
kush që mund ta gjejë.
Amerika
dhe perëndimi s' mund t' na kurojnë as nga injoranca e betonuar në jetën
shoqërore.
Amerika
dhe perëndimi s' mund t' na injektojnë dashurinë për vendin, dashurinë për
njeriun dhe të mirën e përbashkët.
Atë
duhet ta mbjellim vetë. Përditë. Çdo kund. Me ndjenja solidare dhe jo duke
shpërfillë njëri- tjetrin deri në rrafshe banale.
Kjo
është beteja kryesore e Kosovës së nesërme, pra betja për t' iu dhënë njerëzve
dinjitet dhe siguri, paqe dhe stabilitet.