Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Sa larg ëndrrës për shtet normal
E hene, 17.02.2020, 05:00 PM
Ndue Ukaj:
Don
Kishoti do t' iu kishte lakmi aventurave politike të udhëheqësve shqiptarë. Pa
e mbarur një, e fillojnë një tjetër.
Arrogantë
dhe të pasinqertë, si “dhija e zgjebosur me bishtin përpjetë”, ata bëhen sikur
janë në pozicionet e tyre, për t’i ndrequr punët e botës dhe
"harrojnë" se shtetet që ata përfaqësojnë, janë më të prapambeturat
në Europë, kurse bashkëkombësit e tyre vuajnë shumë dhe për një copë bukë e për
pak dinjitet, përditë braktisin vendet e tyre dhe ia mësyjnë Europës.
Ne
ende kemi problem me rrymë, ujë e bërrllok dhe sillemi si të ishim qendra e
botës, madje duke i cenuar edhe raportet me vendet që na çliruan dhe na bënë të
pavarur.
Kur
i sheh me ç'ton flasin, çfarë koncepte të mjera politike përfaqësojnë, si
gjykojnë për politikën e brendëshme dhe të jashtme, si i trajtojnë miqtë e
kundërshtarët, e kupton sa larg është ëndrra për shtet normal.
Sepse,
nuk mund të bëjmë shtet cilësor me udhëheqës kryeneçë, as me retorika
patriotike boshe e fraza politike populiste.
Kosova
kurrë nuk do të fitojë asgjë duke iu bishtnuar Amerikës dhe perëndimit.
Për
një gjë jam i sigurt: sa herë që shqiptarët janë shkëputur nga perëndimi, mbi
ta ka plandosë errësira dhe robëria.